Lajme
Të gjithë kundër SVP-së: Zvicra duhet të jetë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit është në interes të Zvicrës dhe në përputhje me neutralitetin, ka thënë presidenti Ignazio Cassis
 
                                                                        Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës është shprehur vendosmërisht kundër heqjes dorë nga kandidatura e Zvicrës për Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Dhoma e Madhe ka hedhur poshtë qartë një mocion nga SVP me 125 vota kundër 56 pro dhe 8 abstenime.
Përveç grupit parlamentar të SVP-së (komplet), vetëm disa përfaqësues të Qendrës ndjenë një shqetësim të lehtë, transmeton albinfo.ch. Prandaj ata abstenuan nga votimi ose madje ndonjëri edhe u pajtua me kërkesën e SVP-së.
Këshilli Federal, sipas kërkesës së SVP-së duhej të hiqte dorë nga kandidatura e Zvicrës për Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ishte kërkesa presidentit të partisë SVP, Marco Chiesa dhe e Dhomës së Kantoneve (senatit), e cila bëri që të enjten të mbahej një seancë e shkurtër e jashtëzakonshme në Dhomën NAcionale të parlamentit, shkruan sda.ch.
“Ju lutem të tërhiqni kërkesën e bërë shumë vite më parë në kohë të shkujdesura. Ajo përfaqëson një rrezik të pallogaritshëm për vendin tonë”, është shprehur Roger Köppel (SVP/ZH). Neutraliteti është sfidues, ka shtuar më tej ai. Duhet guxim për të ushtruar përmbajtje dhe për të mos u rrëmbyer nga “rryma e emocioneve”.
“Duke marrë një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së si anëtare jo e përhershme në vitin 2023 dhe 2024, Zvicra jo vetëm që do t’i nënshtrohej këtyre strukturave të pushtetit, por gjithashtu do të thyente traditën shekullore të neutralitetit zviceran” ka justifikuar kryetari i SVP-së, Chiesa, kërkesën e tij për heqje dorë.
Me një vend në Këshillin e Sigurimit, Zvicra do të humbiste kredibilitetin në fushën e “shërbimeve të mira” dhe do të detyrohej të mbante qëndrim për çështje komplekse për të cilat Zvicra mund të punonte me më shumë përfitime pa qenë anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Megjithatë, Këshilli Federal dhe shumica e Dhomës Nacionale i kanë parë gjërat krejtësisht ndryshe. Anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit është në interes të Zvicrës dhe në përputhje me neutralitetin, ka pohuar edhe një herë presidenti Ignazio Cassis. Anëtarësimi i mundëson asaj të punojë në një pozicion me ndikim për paqen dhe sigurinë dhe një rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla.
Për një vend të mesëm të orientuar drejt eksportit, kjo ka një rëndësi të madhe, transmeton albinfo.ch. Një vend në Këshillin e Sigurimit do të përmirësonte gjithashtu qasjen në qeveritë e vendeve të rëndësishme të botës dhe do t’i jepte Zvicrës “më shumë zë” përsa i përket politikës së jashtme dhe të sigurisë.
Sipas Këshillit Federal, Këshilli i Sigurimit ka për detyrë të sigurojë paqen dhe sigurinë në botë. Ai nuk është palë në konflikt por siguron respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe Kartës së OKB-së, nëse është e nevojshme, me masa të detyrueshme përmbarimore.
Anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit është një mundësi për Zvicrën që të forcojë më tej reputacionin dhe besueshmërinë e saj në aspektin e politikës së paqes, përcjell albinfo.ch. Sipas mendimit të Këshillit Federal, tërheqja e kandidaturës do të rezultonte gjithashtu në një humbje të besueshmërisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
- 
                                                
                             “Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... “Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës...
- 
                        Bern                        
                             Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës
- 
                                                
                             Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar
- 
                                                
                             Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar
- 
                                                
                             Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
- 
                                                
                             Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë...
- 
                                                
                             Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa
- 
                                                
                             Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025
- 
                                                
                             Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025
- 
                                                
                             Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese


 
                        








 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                