Lajme
Parlamenti mbështet financimin e pensionit të 13-të përmes rritjes së TVSH-së
Pensioni i 13-të i Sigurimit të Pleqërisë dhe të Mbijetuarve (AHV) në Zvicër do të financohet ekskluzivisht nga një rritje e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) prej 0.7 pikë përqindjeje. Kështu ka vendosur Komiteti i Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetit i Këshillit Kombëtar (SGK-N), i cili u rreshtua pas draftit të propozuar nga Këshilli Federal, shkruan SRF, transmeton albinfo.ch.
Fillimisht, Këshilli i Shteteve kishte mbështetur një model të kombinuar përmes një rritjeje dyfazore të kontributeve nga pagat dhe TVSH-së, duke e lidhur rritjen e dytë me një rishikim të mundshëm të kufirit të pensioneve për çiftet e martuara. Megjithatë, SGK-N është shprehur se deficitet e ardhshme të AHV pritet të jenë më të ulëta sesa parashikimet fillestare të Këshillit Federal, ndaj rritja e TVSH-së shihet si mjaftueshëm për të siguruar financim kalimtar deri në vitin 2030.
Komisioni ka propozuar gjithashtu që të hiqet ulja e kontributit federal në AHV, e cila ishte paraparë nga Këshilli Federal. Vendimi u mor me 20 vota pro dhe 5 kundër.
Në votimin e përgjithshëm, SGK-N miratoi dy draftet për financimin e pensionit të 13-të me rezultat të ngushtë 13 vota pro dhe 12 kundër. Çështja do të shqyrtohet nga Këshilli Kombëtar në sesionin e vjeshtës, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












