Jeta në Zvicër
Parlamenti kundër Fondit unik të sigurimit shëndetësor
Me votimin e sotëm, pas hedhjes poshtë edhe nga qeveria dhe nga Dhoma e Kantoneve, iniciativa shkon në votim nga populli
Pas një debati të nxehtë që ka zgjatur pothuaj gjithë ditën, Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka hedhur poshtë iniciativën për një fond unik (të vetëm) të sigurimit shëndetësor. Pas hedhjes në votim, 124 deputetë kanë votuar kundër dhe 61 sish pro iniciativës.
Sipas shumicës në parlament, sistemi në fuqi i cili lejon shumësinë e fondeve të sigurimit shëndetësor është dëshmuar me kohë. Ai e rregullon konkurrencën dhe lirinë e zgjedhjes, ka argumentuar shumica e djathtë. Sipas tyre, konkurrenca në sigurimin bazë shëndetësor ka shumë rëndësi.
Ndërkaq pakica e majtë, e përbërë nga Partia Socialdemokrate (SP/PS) dhe të Gjelbrit kanë mbështetur iniciativën. Argumentet e tyre në këtë drejtim ishin se sistemi i sotëm ka mangësi të mëdha, pasi që fondet investojnë shumë mund për të rekrutuar njerëz që nuk janë të sëmurë ndërkohë që asnjëri nga fondet në fjalë nuk interesohen për të sëmurët, ata që kanë më shumë nevojë për sigurimin shëndetësor.
Me votimin e sotëm, pas hedhjes poshtë edhe nga qeveria dhe nga Dhoma e Kantoneve, iniciativa shkon në votim nga populli.
Me iniciativën e cila titullin zyrtar e ka “Për një fond shëndetësor publik” kërkohet që sigurimi shëndetësor bazë i detyruar të mos ofrohet nga ofertues privat por nga një fond shtetëror unik, përmes agjencive regjionale.
Si shembull të një arke shëndetësore unike, bartësit e iniciativës kishin përmendur atë që është në fuqi në Danimarkë.
Iniciativën e lancuar nga partitë dhe organizatat tjera të majta, në Dhomën Nacionale e ka përfaqësuar deputetja Jacqueline Fehr nga SP/PS. Sipas saj, fondet shëndetësore ashtu si dhe industria farmaceutike dhe spitalet private më shumë kujdesen për biznesin se sa për pacientët.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









