Lajme
Parlamenti krijon bazën ligjore për miliardat e fondit të papunësisë
Të hënën, në ditën e parë të sesionit të vet vjeshtor, Dhoma Nacionale e Parlamentit miratoi bazën ligjore për financimin shtesë
Masa e zgjerimit të kompensimit të punës me orar të shkurtuar gjatë krizës së koronavirusit është duke e rritur koston e sigurimit të papunësisë (ALV) në Zvicër. Parlamenti kishte miratuar 14.2 miliardë franga për këtë qëllim në qershor, shkruan sda.ch.
Të hënën, në ditën e parë të sesionit të vet vjeshtor, Dhoma Nacionale e Parlamentit miratoi bazën ligjore për financimin shtesë. Vendimi u mor në mënyrë unanime, transmeton albinfo.ch.
Ky kontribut shtesë, i jashtëzakonshëm federal ka për qëllim të parandalojë që fondi i kompensimit ALV të arrijë kufirin e sipërm të borxhit prej 8 miliardë frangave deri në fund të vitit 2020. Kështu do të kemi frenim të rritjes së borxhit dhe kjo, nga ana tjetër, do të rezultojë në një rritje të kontributeve të pagave deri në 0.3 pikë përqindje nga 2021, përcjell albinfo.ch.
Ekziston një konsensus i gjerë i forcave politike se kjo do të thellojë krizën ekonomike.
Financimi shtesë tashmë është vendosur, por ai mund të jetë në dispozicion për ALV vetëm nëse ekziston një bazë ligjore për të. Me propozimin, i cili tani është miratuar nga Dhoma Nacionale, do të krijohet baza ligjore e cila mundëson që qeveria federale të sigurojë gjithashtu mbështetje të jashtëzakonshme për sigurimin e papunësisë në 2021 nëse është e nevojshme.
Propozimi tani i drejtohet Dhomës së Kantoneve (senatit). Ligji do të vihet në fuqi urgjentisht. Votimi për këtë do të bëhet vetëm kur dy dhonat të kenë rënë dakord për përmbajtjen.
Në një hap të parë, dy dhomat kanë miratuar një shtesë prej 6 miliardë frangash për ALV në maj.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












