Kosova
Parlamenti i Cyrihut voton pro dërgimit të kamionëve për mbeturina në Kosovë
Postulati i FDP-së dhe PS-së mori një shumicë të qartë: Parlamenti e pranoi propozimin me 101 vota pro dhe 12 kundër

Qyteti i Cyrihut po e ndryshon flotën e tij të automjeteve për grumbullimin e mbeturinave, në automjete pa emetim të gazrave. Parlamenti i qytetit tani po propozon dërgimin e automjeteve të vjetra në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Parlamenti i qytetit të Cyrihut dëshiron të dërgojë automjete të vjetra për grumbullimin e mbeturinave në Kosovë. Këshilli i qytetit (ekzekutivi) tani duhet të kontrollojë nëse këto dhe automjete të tjera komerciale mund të jepen falas ose me çmim të ulët.
Postulati i FDP-së dhe PS-së mori një shumicë të qartë në mbledhjen e së mërkurës, shkruan radiozentral.ch. Parlamenti e pranoi propozimin me 101 vota pro dhe 12 kundër.
Nënshkruesi i parë, Flurin Capaul (FDP), iu referua qytetit të Vinnytsia në Ukrainë në kërkesën e tij. Në qytetin në fjalë ishin dërguar disa tramvaje që qyteti i Cyrihut i kishte nxjerrë nga përdorimi.
Pse pikërisht në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë dhe jo edhe në qytete tjera? Një politikan nga Prishtina (nënkryetari i komunës, Alban Zogaj) i kishte pyetur kompetentët e Cyrihut në një udhëtim studimor nëse do të ishte e mundur një gjë e tillë, tha Capaul, përcjell albinfo.ch. Ai iu referua edhe diasporës së madhe kosovare në Cyrih. Marrëdhëniet janë të forta.
SVP kritikon vendin marrës, Kosovën, si “të korruptuar”
Duke qenë se qyteti i Cyrihut po kalon në automjete me emetim gazrash zero, ato ekzistuese do të hiqen. Administrata e qytetit të kryeqytetit të Kosovës vazhdimisht ka theksuar se zgjerimi i grumbullimit të mbeturinave është një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të infrastrukturës, thuhet në deklaratë.
SVP e kundërshtoi aplikimin. Johann Widmer nga kjo parti e quajti Kosovën “shtet të korruptuar”, duke cituar Departamentin e Punëve të Jashtme (EDA) në Bernë. “Është gjithashtu i pakuptueshëm nxjerrja nga përdorimi i automjeteve të vjetra, me qëllim mbrojtjen e klimës, por nga ana tjetër lënia e tyre që të lëvizin në vende të tjera”, ka thënë Widmer.
Beat Oberholzer (GLP) ka pyetur përse duhej të ishte pikërisht Prishtina. Ai kërkoi që të merren parasysh edhe qytetet e tjera. Postulanti Pascal Lamprecht (PS) e ka kundërshtuar të përmendurin. Këtë e ka bërë duke ju referuar edhe partneritetit mes Zyrihut dhe Prishtinës.
Propozimi u pranua i pandryshuar.
(Foto: Ilustrim)
E-Diaspora
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari Merchweil, Gjermani: Ai pritej të fitonte 5,000 euro për tre muaj punë në kopshtari – para...
-
Pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova arrijnë deri në dy orë
-
Luanda Domi shpërblehet me çmimin ndërkombëtar në sigurinë kibernetike
-
Mërgimtarja nga Peja i sjell shoqet zvicerane në dasmë shqiptare në Kosovë
-
Dredhza Braina shpallet “Cybersecurity Woman of the Year 2025” në SHBA
Jeta në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak Hendeku gjinor në pensionet e Austrisë mbetet në 39.7 përqind, duke u kushtuar grave 204 mijë...
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri
-
Vjena hoqi 800 biçikleta të vjetra këtë vit