Shqipëria
Parlamenti i Holandës: Të mos hapen negociatat me Shqipërinë, me asnjë kusht
Qëndrimi i Francës për t’i thënë jo deri në 2020-n mosçeljes së negociatave me Shqipërinë është përforcuar edhe nga Holanda.
Paraditen e të enjtes në Parlamentin holandez tre deputetë depozituan 3 mocione bllokuese për çeljen e negociatave BE- Shqipëri. Top Channel raporton se mocionet i kërkojnë qeverisë të votojë kundër në mbledhjen e 17-18 tetorit, madje edhe kundër çeljes me kushte siç propozon Gjermania. Në mbledhjen e ministrave të jashtëm të BE-së në Strasburg, Holanda nuk do të përfaqësohet ne rang ministri, pasi shefi i diplomacisë holandeze do të jetë në vizitë në Indi, bashkë me kryeministrin.
Holanda do të përfaqësohet në këtë takim nga ambasadori i saj në BE, i cili nuk ka asnjë mandat për të negociuar nëse vendet e tjera të BE-së do të kërkojnë një zbutje të qëndrimit.
Megjithatë, ka ende shpresë që qeveria e Holandës në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të BE-së të mbajë një qëndrim më të moderuar nga ai i Parlamentit.
Holanda nuk do të vendosë veto nëse Gjermania dhe Franca do të thonë po, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












