Shqipëria
Parlamenti holandez voton pro kthimit të vizave për shqiptarët
Nuk është një lajm i opozitës por fakt. Dhoma e Përfaqësuesve të Parlamentit Holandez, me votat e shumicës së deputetëve ka votuar pro rikthimit të vizave për qytetarët shqiptarë. Partitë që kanë votuar pro këtij vendimi janë: CDA, VVD, PS dhe ChristenUnie.
Ky votim është pavarësisht faktit se ministri i Punëve të Jashtme Stef Blok, tha në një debat të mërkurën mbrëma se nuk ka mbështetje të mjaftueshme midis shteteve anëtare evropiane për një hap të tillë. Përveç kësaj, ai tha Shqipëria ende i plotëson kushtet e vendosura më parë për heqjen e vizave.
Kërkesa për vizat për shqiptarët u anulua në vitin 2010 por prej asaj kohe numri i shqiptarëve të paligjshëm në Holandë që atëherë është rritur gjë që ka bërë që të kthehet edhe njëherë regjimi i vizave, raporton “Het Parool”, shkruan mediat, përcjell albinfo.ch.
Anëtari i Parlamentit, Madeleine van Toorenburg ka vënë në dukje se në vitin 2017, policia e Amsterdamit dhe autoritetet e drejtësisë kërkuan që të rifillohej kërkesa për vizë. Kjo për arsye se shumë kriminelë shqiptarë janë të përfshirë në krime të rënda, si trafikimi i drogës dhe trafikimi i qenieve njerëzore.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














