Jeta në Zvicër

Parlamenti hedh poshtë “Lex USA”

Vendimi i Dhomës Nacionale ka ardhur me 123 vota kundër dhe 63 pro që është pak më pak bindës se sa në votimin e djeshëm.

Ligji për lejimin e qasjes së autoriteteve amerikane në bizneset e bankave zvicerane „Lex USA“ është hedhur në ujë nga Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës. Me këtë akt, Parlamenti ka hedhur poshtë për së dyti ligjin që do të mundësonte pajtimin në kontestin e tatimeve me SHBA-në. Vendimi ka ardhur me 123 vota kundër dhe 63 pro që është pak më pak bindës se sa në votimin e djeshëm.

Dhoma e vogël (e kantoneve) në votimin e dytë sot paradite ka votuar sërish pro ligjit. Ajo synonte që ligji të miratohej me procedurë të shpejtë.

Pas vendimit të Dhomës Nacionale, mbetet gjithçka e të vjetrën. Në rastet kur bankat zvicerane dëshirojnë të kooperojnë me SHBA-në, ato duhet të kërkojnë lejen e Qeverisë Federale.

Dështimi i miratimit të ligjit “Lex USA” po merret edhe si dështim personal i ministres së financave, Eveline Widmer Schlumpf e cila ka lobuar më shumë për të.