Kosova
Parlamenti Evropian më 19 tetor voton rezolutën për raportet Kosovë-Serbi
Parlamenti Evropian do të votojë rezolutën për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë në seancën e dytë plenare të tetorit në Strasburg, më 19 tetor, përcjell albinfo.ch.
Debati për dokumentin rreth zhvillimeve të fundit në raportet Kosovë-Serbi u mbajt në seancën e së martës, një ditë pasi socialdemokratët nga Parlamenti Evropian kërkuan që debati të shndërrohet në rezolutë.
Në një debat të ashpër, deputetët kërkuan qetësimin e situatës dhe ndëshkimin e Serbisë pas agresionit në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrim Bunjaku.
Masat e propozuara ndaj Serbisë nisin nga pezullimi i takimeve në nivelin më të lartë, deri te pezullimi i plotë i financimit nga programi IPA3 dhe projektet e mëdha të infrastrukturës.
Draft teksti i Rezolutës do të publikohet ndërkohë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










