Bota
Parlamenti britanik kundërshton Brexitin pa pakt
Ligjvënësit britanikë kanë votuar kundër largimit pa pakt nga Bashkimi Evropian, pavarësisht skenareve në të ardhmen.
Me 321 vota për dhe 278 kundër ata i kanë bërë thirrje Qeverisë Britanike që të përjashtojë nga mundësia një Brexit pa pakt.
Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se “një shumicë e qartë” ka votuar kundër një Brexiti pa marrëveshje, ndonëse “rregulloret ligjore” përcaktojnë se Mbretëria e Bashkuar do të mund të largohej pa pakt nga blloku evropian më 29 mars, nëse nuk krijohen kushte për marrëveshje.
Deputetët britanikë kanë votuar tre herë gjatë së mërkurës mbrëma.
Herën e parë dhe atë të tretë kanë votuar kundër një Brexiti pa pakt, derisa në herën e dytë kanë kundërshtuar një amendament të propozuar nga Damian Green, ish-njeriu i dytë në kabientin e kryeministres britanike, Theresa May, i cili në parim ishte mbështetur si nga përkrahësit ashtu edhe kundërshtarët e Brexitit, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Amendamenti i kundërshtuar ishte plan që parashihte shtyrjen e largimit të Britanisë nga BE-ja deri më 22 maj të vitit 2019, në mënyrë që të ketë “Brexit të menaxhuar pa pakt”.
Ky dokument, i refuzuar tanimë nga deputetët, njihet si Kompromisi i Malthouse, sipas ministrit, Kit Malthouse, që ka hartuar atë.
Votimet e së mërkurës mbrëma janë rezultat i refuzimit të planit të kryeministres May për largim nga blloku evropian, një ditë më parë.
Përveç kësaj, deputetët britanikë do të votojnë të enjten për shtyrje të Brexitit, dhe nëse edhe BE-ja pajtohet, atëherë Mbretëria e Bashkuara nuk do të largohet nga blloku evropian më 29 mars, ashtu siç ishte planifikuar fillimisht.
Aktualisht duket se nuk ka pajtueshmëri në Britani për lidhjen që do të ketë shteti i tyre në të ardhmen me BE-në.
Çështja kryesore e diskutimit mbetet kufiri irlanez dhe kufiri i ashpër që mund të vendoset aty për mallra pas 29 marsit, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch.
Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja në krahasim me 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












