Shkurt.ch
Parlamenti, më i ashpër se Qeveria në masat kundër terrorizmit
Dallimi në mes të masave të propozuara nga Qeveria dhe këtyre të miratuara nga parlamenti qëndron në atë se Qeveria i propozon masat e përmendura vetëm për persona për të cilët aktualisht ka të dhëna se mund të realizojnë një vepër terroriste

Javën e kaluar Këshilli Federal pati shpallur masa më rigoroze për luftimin e terrorizmit. Ndër këto masa ishte arresti shtëpiak, ndalimi i qasjes në rajone të caktuara, prangat elektronike etj. Por ndërkohë, sot, Dhoma Nacionale e Parlamentit ka dëshmuar se këtë ashpërsim nuk e sheh të mjaftueshëm, shkruan sda.ch. Kështu, kjo dhomë ka miratuar sot dy mocione që kërkojnë ashpërsim të mëtutjeshëm.
Deputeti nga SVP Bruno Walliser me mocionin e tij ka kërkuar që personat që paraqesin rrezik të vëzhgohen në mënyrë permanente përmes lokalizimit të telefonëve mobilë dhe përmes prangave elektronike. Walliser me këtë rast ka përkujtuar sulmet si ato të bëra në Nicë, Berlin etj. në të cilat dorasit kanë qenë rë njohur për policinë. Prandaj, e drejta bazë për lëvizje të lirë në Zvicër duhet të kufizohet për persona të tillë. Siguria e popullit ka prioritetin më të lartë.
Dallimi në mes të masave të propozuara nga Qeveria dhe këtyre të miratuara nga parlamenti qëndron në atë se Qeveria i propozon masat e përmendura vetëm për persona për të cilët aktualisht ka të dhëna se mund të realizojnë një vepër terroriste. Në këtë kuptim, qeveria kërkon masat e mbikëqyrjes vetëm për një listë prej 10 deri 20 të dyshuarish. Ndërsa lista e personave të dyshuar që e ka bërë Shërbimi Informativ (NDB) përmban 90 persona të cilësuar si të rrezikshëm.
Dhoma Nacionale ka miratuar gjithashtu një mocion të deputetit Adrian Amstutz (SVP), i cili kërkon që shërbimi i inteligjencës të mund të thërrasë personat me rrezik të lartë dhe të vlerësojë celularët e tyre, transmeton albinfo.ch. Thirrja është një mjet për të rritur ndërgjegjësimin për pasojat e veprimeve të tyre, ka thënë me këtë rast Sekretari i Mbrojtjes, Guy Parmelin.
Ndërkaq aktualisht nuk ka asnjë detyrim për të realizuar thirrjet në fjalë. Për këtë nevojitet të ekzistojë një dyshim i bazuar. Dy mocionet e miratuara tani shkojnë për miratim në Dhomën e Kantoneve.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Inxhinieri shqiptar nga Zvicra vlerësohet në Oman me vendin e dytë Pas një gare të fortë ndërkombëtare në kuadër të Konkursit të Dizajnit 2025 të Komunës së...
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën
-
Dyseldorf: Ndahen mirënjohjet për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe
-
Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj