Lajme
“Parku i Paqes” nuk hiqet sot, dështon marrëveshja e parë
Heqja e barrikadës mbi urë dhe rivitalizimi i urës, ishte njëra nga katër marrëveshjet e fundit në Bruksel. Kundër heqjes së barrikadës janë serbët e veriut
I ashtuquajturi “Parku i paqes” që u vendos nga serbët mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë, që ndanë qytetin në shqiptarë në jug dhe serbë në veri, nuk do të hiqet sot më 15 tetor, ashtu siç ishin marrë vesh më 25 gusht në Bruksel dy kryeministrat, Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiq. Heqja e barrikadës mbi urë dhe rivitalizimi i urës, ishte njëra nga katër marrëveshjet e fundit në Bruksel.
Mosrealizimi i kësaj marrëveshje, tregon se sa vështirë është realizimi edhe i tri marrëveshjeve të tjera, atë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe (që ka trazuar opozitën në Kosovë), marrëveshjen për Telekomunikacionin dhe atë për Energjinë.
Serbët kanë refuzuar ta heqin “Parkun e paqes” me arsyetimin se nuk është nënshkruar memorandumi që ndanë qytetin e Mitrovicës, në jug dhe në veri. Serbët që administrojnë veriun, po kërkojnë që nën administrimin e tyre t’i kenë disa lagje me shqiptarë dhe disa fshatra që shtrihen përreth lumit Ibër.
Goran Rakiq, kryetar i Mitrovicës së Veriut, ka siguruar se asnjë punë nuk do të bëhet derisa të mos shkruhet memorandumi për përcaktimin e kufijve ndërkomunalë, të cilin, sipas Rakiqit, është dashur të përfundojë më 10 tetor, por që kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, refuzon ta nënshkruajë.
“Parku i paqes mund të largohet vetëm atëherë kur të dyja palët, komunat Mitrovica e Jugut dhe ajo e Veriut, të pajtohen për nënshkrimin e memorandumit për Marrëveshje të përbashkët të arritur për Përcaktimin e Kufijve ndërkomunalë, afati i të cilit ka përfunduar më 10 tetor”, ka thënë Rakiq.
Ndërsa kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ka thënë se fajet për mosrealizimin e marrëveshjes i ka Groran Rakiq i veriut. Sipas tij, disa fshatra që po i kërkon Rakiq, edhe me Pakon e Ahtisarit i takojnë komunës së jugut. Prandaj sipas Bahtirit, Rakiq po kërkon të dal mbi Ahtisarin.
Adrijana Hoxhiq është shefe e Zyrës Administrative e Qeverisë së Kosovës në veri të qytetit. Ajo thotë se revitalizimi i urës kryesore mbi lumin Ibër, aty ku është i ashtuquajturi “Parku i paqes”, nuk do të fillojë brenda afatit të paraparë.
“Aq sa unë mund ta vlerësoj situatën, mendoj se revitalizimi i urës nuk do të fillojë në afatin, i cili është planifikuar, sepse për sa jam e njoftuar nuk është arritur marrëveshja rreth nënshkrimit të memorandumit për ndarjen administrative të kufijve të komunës veriore dhe asaj jugore të Mitrovicës. Gjoja, ky ka qenë parakushti për të nisur punimet në urë”, tha Hoxhiq.
Ajo shton se mosmarrëveshjet janë krijuar për shkak të paqartësive të ndarjeve administrative të kufijve të dy komunave, ku sipas hartës zyrtare, pjesa e epërme dhe e ultë e fshatit Suhodoll, i takojnë Komunës jugore të Mitrovicës. Ndërkaq, sipas saj, në zgjedhjet e kaluara lokale, banorët e këtij fshati kanë votuar për zgjedhjen e kryetarit dhe përfaqësuesve lokal të Komunës së veriut të Mitrovicës.
“Në qoftë se nuk fillohet me urën, atëherë unë do të kërkoj nga Qeveria e Kosovës dhe Brukseli që të katër marrëveshjet e 26 gushtit, të bien. Në qoftë se një kryetar komune mendon apo dikush, mendon se mund ta ndërrojë të gjithë planin për të cilin jemi marrë vesh, për të katër marrëveshjet, atëherë le ta marrë përgjegjësinë ai. Ne do të jemi në konsultime që çdo datë të respektohet”, ka thënë Agim Bahtiri.
I ashtuquajturi “Parku i paqes” mbi urën kryesore mbi lumin Ibër, është vendosur me 18 qershor të vitit 2014, vetëm disa orë pas heqjes së barrikadës së mëparshme me rërë dhe gurë, nga ana e autoriteteve lokale të Mitrovicës së veriut. Sipas marrëveshjes pas një viti ura rivitalizohet dhe ndërtohen dy rrathë në dy anët e qytetet dhe ura lëshohet në funksionim. Serbët në veri po refuzojnë që ura mbi Ibër të lëshohet për qarkullim.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













