Lajme
Parkon veturën në vend të gabuar, gjobitet Lorik Cana
Lorik Cana ka marrë një gjobë në mes të Tiranës për parking të gabuar, nga një police e cila duket se nuk e njihte legjendën e futbollit shqiptar
Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Lorik Cana ka marrë një gjobë në mes të Tiranës për parking të gabuar, nga një police e cila duket se nuk e njihte legjendën e futbollit shqiptar. Në makinë me Canën, në momentin e gjobitjes ka qenë edhe bashkëshortja e djali i tyre i vogël.
Cana, sipas medieve shqiptare, e kishte lënë ”Range Rover”-in e tij të ndezur, teksa po blinte te dyqani pranë rrugës.
Sipas Newsbomb, të pranishmit kanë nxituar menjëherë për të paralajmëruar ish-kapitenin e futbollit, me idenë që po e ndihmonin, por Cana me gjakftohtësi ka kryer pazarin dhe ka dal nga dyqani. Policja në këtët rast nuk është treguar ‘dorëlirë’, por pa hezitim ka shqiptuar gjobë.
“Keq e kom lanë e me këtë rast po e ndihmojmë edhe shtetin shqiptar me para”, është përgjigjur Cana. Me sa duket, një gjobë e tillë nuk përbën problem për kapitenin, llogaria bankare e së cilit nuk ka qenë aspak keq gjatë kohëve të fundit, e kjo kuptohet, falë meritës e aftësive të tij profesionale.
Lorik Cana pas 93 ndeshjeve me Kombëtaren Shqiptare, ka deklaruar pensionimin. Ai ka arritur qëllimin e tij që Kombëtaren kuqezi duke e dërguar për herë të parë në kampionatin Evropian. Lorik Cana është i vetmi lojtar që ka veshur më së shumti fanellën kuq e zi, për plot 14 vjet.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë










