Kultura
Paraqitje e shkëlqyer në Vjenë, e Shkollës së Vallëzimit “Shota” nga Zvicra
25 valltarët e „Shotës“ së Zvicrës, me veshke kombëtare vizituan muzeun "Belvedere" ku ruhet përkrenarja e Skënderbeut
Javën që shkoi në kryeqytetin e Austrisë, në Vjenë u mbajt manifestimi “Java e Kulturës së Kosovës”, të cilën e kishte organizuar Ambasada e Republikës së Kosovës.
E ftuar për të performuar në përmbyllje të javës, krahas shoqatave kulturore shqiptare nga Austria „12 Qershori“ dhe „17 Shkurti“ ishte edhe Shkolla Shqiptare e Vallëzimit „Shota“ nga Zvicra, e cila me paraqitjen e saj edhe këtë herë shkëlqeu.
Me të arritur në Vjenë, autobusi i mbushur me valltarë të „Shotës“ të prirë nga koreografi Agron Bajrami dhe të shoqëruar edhe nga Zana Rugova, sekretare e parë e ambasadës, të gjithë të veshur me veshje kombëtare nga të gjitha krahinat e atdheut ia mësyu „Muzeut të Armëve“ ku gjenden të ekspozuara përkrenarja dhe shpata e heroit tonë legjendar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
Valltarët, të entuziazmuar nga rasti që ju dha t’i shihnin këto relikte të njërit nga prijësit më të njohur gjatë historisë sonë, i cili për 25 vjet rresht iu bë digë e pakapërcyeshme hordhive osmane duke e ruajtur lirinë dhe pavarësinë e atdheut, mezi përmbaheshin.
Vështirë t’u jetë bërë ndonjëherë një vizitë e tillë këtyre relikteve. 25 djem dhe vajza të veshur me kostume kombëtare nga e gjithë Shqipëria si simbol i 25 vjetëve të lirisë në udhëheqjen e heroit tonë kombëtar, e nderonin kujtimin për heroin dhe frymëzoheshin për angazhim më të madh për ta ruajtur traditën dhe kulturën të shprehur përmes valles së bukur shqiptare.
Me të përfunduar vizita në muze, me flamurin kuq e zi në ballë dhe krah tij tjetrin me hartë të Kosovës me ngjyrë ari dhe një hap prapa me emblemën e Shkollës Shqiptare të Vallëzimit „Shota“ në Zvicër kaluan rrugën dhe dolën në „Heldenplatz“ („Sheshin e Heronjve“) ku për rreth gjysmë ore nuk pushoi jehona e daulles dhe vallja shqiptare, së cilës krejt spontanisht iu bashkuan edhe shumë shëtitës që edhe përkundër motit të keq gjendeshin në shesh.
Derisa ushtonte daullja dhe valltarët vallëzonin sipas ritmit të saj, nga një qoshe, pa u parë se nga kush, si një zë qyqeje, u dëgjua një thirrmë „Kosova është zemra e Serbisë“ në gjuhën serbe.
Akujt nuk i bëri përshtypje kjo krrokamë. Aq më pak valltarëve, të cilët plotë krenari hidheshin duke vallëzuar mbi shesh.
Shumë blice aparatesh fotografike u shkrepën dhe u bënë edhe shumë pyetje, sidomos nga vizitorë të ndryshëm te lindjes së largët se kush ishin këta që ua dhanë këtë kënaqësi.
Valltarët e „Shotës“ së Zvicrës i priti edhe ambasadori Sabri Kiçmari në ambasadë. Këmbyen informacione, secili për punën dhe veprimtarinë e tyre dhe në fund edhe u këmbyen dhurata.
Agron Bajrami i dhuroi ambasadës pesë kopje të librit monografik për Shkollën Shqiptare të Vallëzimit „Shota“ në Zvicër – Vallet në funksion të ruajtjes së identitetit kombëtar“ të autorit I. Neziri si dhe emblemën e kësaj shkolle vallëzimi ndërsa mori librin „Hyrje në diplomaci“, në autorësi të ambasadorit Kiçmari.
Në mbrëmje, valltarët ishin mysafirë në diskotekën „Rinia“ në Vjenë.
Të dielën rreth orës 13.30, në sallën „Haus der Begegnung“ të mbushur përplot spektatorë përsëri skenën e pushtuan valltarët e „Shotës“ së Zvicrës dhe të „12 Qershorit“ e „17 Shkurtit“ nga Austria, të cilët shpeshherë u duartrokiten frenetikisht.
Në fund të gjithë valltarët zbritëen nga skena dhe u lidhën dorë për dore bashkë me spektatorët në vallen e bukur shqipe të udhëhequr nga „Shota“, e cila edhe këtë herë në Vjenë si shumë herë deri tani në Bernë e Cyrih, në Luxemburg e Paris shkëlqeu me performancën e vet.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











