Lajme
Parandalohen sulme terroriste në Kosovë e Shqipëri
Policia e Kosovës ka arrestuar 19 persona të cilët kishin planifikuar sulme të sinkronizuara terroriste ndaj përfaqësueses së Izraelit në futboll, fansave tyre që pritej merrnin pjesë gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael
Një grup kosovarësh dhe një nga Maqedonia, të cilët kishin lidhjen me dy xhihadistët shqiptar në ISIS, Lavdrim Muhaxheri dhe Ridvan Aqifi, kishin planifikuar t’i bëjnë disa sulme të konkretizuara terroriste në Kosovës e rajon, përfshirë edhe sulmin ndaj lojtarëve dhe mbështetësve të kombëtares së Izraelit.
Kështu raporton Policia e Kosovës e cila thotë se ka arritur t’i parandalojë këto akte terroriste në Kosovë dhe rajon dhe ka arrestuar 19 persona, prej tyre 18 janë kosovarë dhe një nga Maqedonia. Sipas një njoftimi lëshuar nga Policia e Kosovës, këta persona kishin lidhje të ngushta me terroristët shqiptar në ISIS.
“Drejtoria Kundër Terrorizmit në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me Agjencionin Kosovar të Inteligjencës (AKI), si dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të RKS-së, ka arritur të parandalojë sulme terroriste të planifikuara dhe të sinkronizuara që të ndodhin në të njëjtën kohë, jo vetëm në Republikën e Kosovës, por edhe në rajon”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Institucionet e Sigurisë thuhet se e kanë kuptuar mesazhe të qarta, se persona të caktuar, tashmë të arrestuar, ishin në kontakt me të dyshuarin L. M., nga i cili merrnin udhëzime në përgatitjen dhe kryerjen e sulmeve terroriste në rajonin e Ballkanit.
“Pas një monitorimi dhe hetimi për një periudhë të gjatë kohore, ku janë përdorur të gjitha masat e specializuara të fshehta të hetimit, është arritur të sigurohen prova të mjaftueshme ku personat e caktuar ishin në planifikim të kryerjes së akteve terroriste në Republikën e Kosovës si dhe ndaj përfaqësueses së Izraelit në futboll, fansave tyre që pritej merrnin pjesë gjatë ndeshjes futbollistike Shqipëri-Izrael”, njofton Policia.
Gjatë hetimeve policia ka kuptuar se këta persona të dyshuar kanë qenë të ndarë në grupe të ndryshme dhe të koordinuar nga terroristi L. M, nga i cili kanë marrë udhëzime.
“Këto grupe kanë vepruar të ndara, por që në koordinim me L. M. dhe R. H. të cilët gjenden në Siri përkrah ISIS-it, kanë pasur objektiva të qartë se kush dhe kur duhet të sulmohet”, njofton Policia në njoftimin për media.
Me vendim të prokurorit kompetent (18) personave të dyshuar iu është caktuar masa e paraburgimit prej (30) ditëve, ndërsa njeri prej tyre është liruar në procedurë të rregullt pas ndalimit prej 48 orëve. Ndërsa gjatë realizimit të këtyre operacioneve policore në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar: 281 gramë eksploziv i llojit TATP, që vlerësohet si një ndër eksplozivet më të rrezikshëm dhe më të ndjeshëm; rreth 2.5 kg substancë e përzier me lëndë shpërthyese në gjendje të kristaltë; një pushkë gjysmë automatike e kalibrit 7.62 mm, shumë municion, radiolidhje dhe libra fetarë.
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













