Jeta në Zvicër
Paralizohet linja hekurudhore, pasi karroca me fëmijë po udhëtonte pa shoqërues
Mëngjesin e së hënës, treni zviceran IC 710 është dashur të evakuohet, pasi në bord është gjetur një foshnje në karrocë, e pashoqëruar nga askush.
Intercity 710 nga Cyrihu me destinacion për në Gjenevë, mëngjesin e së hënës ka dështuar. Arsyeja ishte, një fëmijë në një karrocë fëmijësh pa ndonjë shoqërues të rritur.
Treni ka qenë gati për t’u nisur në Stacionin Qendror të Cyrihut, kur nëpunësit e policisë së Transportit SBB, morën një informatë se një fëmijë është duke udhëtuar i vetëm, nga stacioni trenit të Aeroportit të Cyrihut, shkruan “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch.
Zëdhënësi i Hekurudhave zvicerane (SBB), Oli Dischoe ka deklaruar se nëpunësit policorë kanë kontrolluar trenin në kërkim të karrocës me fëmijën. Kërkimi ndikoi që të prolongohej nisja e trenit. Prandaj, udhëtarëve iu kërkua që të merrnin trenin e ardhshëm, shkruan më tej gazeta zvicerane.
Në ndërkohë, ushtarët që e kishin gjetur, e kanë sjellë karrocën në stacionin policor të Policisë Kantonale të Cyrihut, në stacionin kryesor. Policia ka arritur të kontaktojë nënën e foshnjës dhe ato janë ribashkuar.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











