Lajme
Ministri i Shëndetësisë apelon për respektim masash anti-COVID
Ministri i Shëndetësisë kosovare, Armend Zemaj, i ka paralajmëruar të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i respektojnë masat anti-Covid, ndryshe do të ballafaqohen me gjobë, raporton Express, transmeton Albinfo.ch.
Zemaj pas rritjes së numrit të rasteve me Covid në Kosovë, e posaçërisht në Prishtinë, ka deklaruar se policia në bashkëpunim me inspektoratet do të jenë gjatë gjithë kohës në terren dhe personat që nuk i respektojnë masat anti-Covid, si vendosja e maskës e mbajtja e distancës, do të përballen me dënime nga ana e këtyre institucioneve. E shtimi i rasteve, sipas Ministrisë, ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të masave anti-Covid nga ana e qytetarëve.
“Po vazhdojmë me bashkëpunim me të gjithë kryetarët e komunave. Kohëve të fundit jemi përballur me një rritje të numrit të rasteve me Covid pozitivë edhe në kryeqytet. Biseduam me kryetarin edhe për një menaxhim më të mirë të situatës. Koordinomin me Inspektoratin e Policinë”, ka deklaruar Zemaj.
Tutje ai ka thënë se monitorimi i situatës do të bëhet në bazë të dy elementeve.
“Shtimi i mbikëqyrjes, koordinimi më i mirë dhe llogaridhënia për të gjithë neve. Mbajtja e maskës, higjienës është kushti themelor”, thotë tutje ministri.
Tutje ai ka deklaruar se megjithëkëtë, Kosova mbetet në listën e vendeve që janë në pozitën më të mirë sa i përket shtrirjes së koronavirusit në popullatë.
“Jemi një ndër pesë vendet për situatën më të mirë epidemiologjike në Kosovë. Nuk duam që të kthehemi në të portokalltën e as në të kuqën. Duhet disiplinë që ta mbajmë ekonominë gjallë. Do të intervenojmë që të shtojmë mbikëqyrjen. Do të ketë sanksione për ata që nuk i respektojnë masat”, thotë ai.
E nga Ministria e Shëndetësisë deklarojnë se rritja e numrit të rasteve pozitive me Covid gjatë ditëve të fundit në ka ardhur kryekëput si pasojë e mosdisiplinës së qytetarëve.
“Rritja e numrit të këtyre ditëve është nga mosdisiplina individuale. Kjo situatë nuk i konvenon askujt. Dje kemi pas një vdekje të vitit 1933, besoni ai rast nuk ka dal prej shtëpisë. Dikush ia ka çu virusin atij në shtëpi”, thotë Zemaj.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










