Lajme
Paralajmërojnë ekspertët: Intelegjenca artificiale mund të zhdukë njerëzimin
Inteligjenca artificiale mund të çojë deri në zhdukjen e njerëzimit! Ky është paralajmërimi i fortë i ekspertëve, përfshirë krerët e OpenAI dhe Google Deepmind. Sipas tyre, kjo do duhet të jetë një prioritet, e ndërsa ka të tjerë që e shohin si të ekzagjeruar këtë frikë.
“Zbutja e rrezikut të zhdukjes nga inteligjenca artificiale duhet të jetë një prioritet global krahas rreziqeve të tjera në shkallë shoqërore si pandemitë dhe lufta bërthamore”, thuhet në deklaratën e përbashkët, e cila ka gjetur mbështetjen e Sam Altman, shefi ekzekutiv i krijuesit të ChatGPT OpenAI dhe Demis Hassabis, shefi ekzekutiv i Google DeepMind dhe Dario Amodei i Anthropic, transmeton cnn përcjell albinfo.ch.
Ato kanë ndërtuar një sërë skenarësh të mundshëm që mund të vijë nga Inteligjenca Artificiale.
“Dezinformimi i gjeneruar nga AI mund të destabilizojë shoqërinë dhe të “minojë vendimmarrjen kolektive. Fuqia e AI mund të përqendrohet gjithnjë e më shumë në pak duar, duke u mundësuar “regjimeve të zbatojnë censurën”. Varësi ndaj AI. Të përdoret nga krimi deri në ndërtimin e armëve kimike”, janë këto disa nga skenarët e mundshëm që flasin për një të ardhme jo të mirë.
Megjithatë, shumë ekspertë të tjerë besojnë se frika nga AI që shkatërron njerëzimin është joreale duke theksuar se është një shpërqendrim nga tema kryesore që është besueshmëria ndaj këtyre programeve.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










