Lajme
Paralajmërohet valë e re e Covidit në Evropë
Kështu deklaruan të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).
Një valë tjetër e infektimeve me COVID-19 mund të ketë nisur në Europë, pasi numri i rasteve ka filluar të rritet në gjithë rajonin.
“Edhe pse nuk jemi në të njëjtën situatë ku ishim një vit më parë, është e qartë se pandemia e COVID-19 nuk ka përfunduar ende”, thanë në një deklaratë të përbashkët drejtori i OBSH-së për Europën, Hans Kluge, dhe drejtori i ECDC, Andrea Ammon.
“Fatkeqësisht, ne po vëmë re se treguesit po rriten sërish në Europë, duke treguar që një valë tjetër e infektimeve ka filluar”.
Të dhënat rajonale nga OBSH tregojnë se Europa ka regjistruar një shtim të rasteve me COVID-19 në javën që u mbyll më 2 tetor, duke shënuar një rritje prej 8% nga java e kaluar.
Ekspertët e shëndetit publik kanë paralajmëruar se rënia e imunitetit të fituar nga vaksinat dhe konfuzioni lidhur me vaksinat e disponueshme, kanë të ngjarë të kufizojnë marrjen e dozave përforcuesve në rajon.
Miliona njerëz në gjithë Europën mbeten të pavaksinuar kundër COVID-19, theksuan OBSH dhe ECDC.
Këto dy organizata u kërkuan vendeve europiane që të aplikojnë edhe vaksinat kundër gripit, edhe vaksinat COVID-19, përpara rritjes së pritshme të rasteve si pasojë e gripit sezonal.
“Nuk ka kohë për të humbur”, thanë OBSH dhe ECDC, duke shtuar se grupet vulnerabël, ku përfshihen njerëzit mbi 60 vjeç, gratë shtatzëna dhe të gjithë personat me sëmundje shoqëruese, duhet të vaksinohen kundër gripit dhe COVID-19./ Reuters
E-Diaspora
-
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan Suzanna Shkreli ka përvojë të mëparshme zgjedhore, duke u bërë e njohur në vitin 2016 si... -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











