Kosova
Paralajmërohen mungesa të energjisë elektrike në dimër, kërkohet kursim
Tashmë është shpallur edhe situata emergjente për 60 ditët e ardhshme.
Dimër i vështirë është paralajmëruar sa i përket energjisë elektrike në Kosovë. Andaj autoritetet në Kosovë u kanë bërë thirrje qytetarëve për kursimin e energjisë elektrike.
Sipas paralajmërimeve, Kosova nuk do të ketë energji të mjaftueshme për furnizim gjatë këtij sezoni dimëror. Tashmë është shpallur edhe situata emergjente për 60 ditët e ardhshme.
Kriza energjetike që kaploi Kosovën dimrin e kaluar po parashikohet të jetë edhe më e madhe këtë dimër, raporton Monitor, përcjell Albinfo.ch.
Kosova nuk do të ketë energji të mjaftueshme për furnizim gjatë këtij sezoni dimëror, ngase kapacitetet prodhuese janë më të vogla sesa kërkesat në treg.
Sigurimi i energjisë për periudhën e pikut në Kosovë, përveç prodhimit vendor, bëhet edhe përmes importeve, ndërsa në rast të rënieve të njësive gjeneruese kjo realizohet përmes importeve emergjente ose ndonjëherë edhe me aplikimin e reduktimeve si masë e fundit për të mbajtur sistemin në balancë.
Qeveria e Kosovës tashmë ka shpallur situatë emergjente në sektorin e energjisë.
Kurse, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka treguar në detaje problemet që priten të jenë me sektorin e energjisë elektrike këtë dimër.
Rizvanolli ka dhënë një parashikim krejtësisht pesimist për situatën me energjinë elektrike.
Duke folur për dimrin që po vjen, ajo tha se është e vetëdijshme për situatën e vështirë, duke theksuar se Qeveria ka marrë të gjitha masat e nevojshme.
“Besoj është e qartë për të gjithë. Dimri i ardhshëm do të jetë tejet i vështirë për të gjithë Evropën, kjo do të na ndikojë edhe neve në masën që ne kemi nevojë për import të energjisë. Është mirë të jemi të vetëdijshëm për vështirësitë që po na presin. Jemi duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe të realizueshme për një kohë të shkurtër. KEK-u është duke i bërë të gjitha përpjekjet që ndërhyrjet në blloqe të bëhen para dimrit. Duhet të kursejmë energjinë”, deklaroi Rizvanolli.
Shefja e Ministrisë së Ekonomisë ka thënë se Qeveria, ZRRE-ja dhe KOST-i kanë bërë përpjekje për realizimin e marrëveshjes.
“Ndërsa ngecjet janë kryekëput për shkak të anës tjetër, kompanisë Elektrosever. Është e rëndësishme të thuhet ne i kemi bërë të gjitha përpjekjet në mënyrë që marrëveshja të realizohet sa më shpejt, edhe para afatit të paraparë në mënyrë që qytetarët në veri të vendit të fillojnë të paguajnë faturat e energjisë sa më shpejt që është e mundur”, tha ajo.
Ndërsa zëdhënësi i KESCO-s, Viktor Buzhala, ka deklaruar se faji për këtë hap do të mbetet te Qeveria, e cila pavarësisht që premtoi 90 mijë euro për kalimin e krizës – nuk e ka ekzekutuar akoma pagesën.
“Ne fillimisht kemi bërë kërkesë për hapje të shqyrtimit të jashtëzakonshëm të tarifave. Pastaj, si procedurë e rregullt e procesit kemi bërë kërkesë për të Hyrat Maksimale të Lejuara, të cilat janë bërë të ditura dje nga ZRRE-ja. Si hap i radhës do të jetë propozimi ynë për tarifa që sigurojnë realizimin e atyre të hyrave.
Por, ky propozim nuk është ende i gatshëm, do të bëhet gjatë këtyre ditëve. Deri tek kërkesa për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave ka ardhur pasi subvencioni prej 90 milionë euro nuk është paguar nga Qeveria e Kosovës dhe të njëjtën kohë çmimet e importit që janë sot, rreth 500 euro/MWh nuk janë të parapara në këtë lartësi në tarifat e aprovuar më herët.
Si rrjedhojë e këtyre dy indikatorëve, është tejkaluar shifra 5 për qind e shpenzimeve mbi ato të parapara dhe është plotësuar kushti ligjor për aplikim të jashtëzakonshëm”./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










