Lajme
Paralajmërohen protesta të reja, Kosova kërkon maturi
Nëpër rrjetet sociale po bëhet thirrje për protesta në të gjitha qytetet shqiptare në Maqedoni. Prishtina zyrtare kërkon maturi dhe dialog në zgjidhjen e problemeve ndëretnike
Në Maqedoni sërish është paralajmëruar për protesta në shenjë pakënaqësie me ndarjen e drejtësisë në rastin “Mionstra”, ndërsa zhvillimet e fundit kanë nxitur edhe reagimin e Prishtinës zyrtare. Kjo e fundit kërkon që çështja e shqiptarëve në këtë shtet të zgjidhjet institucionalisht.
Në anën tjetër, nëpër rrjetet sociale po bëhet thirrje për protesta në të gjitha qytetet me shumicë shqiptare, ndërsa organizatorët ende po mbesin “pa emër”. Vetëm në Shkup, janë familjarët e të dënuarve me burgim të përjetshëm, të cilët po kërkojnë vazhdimin e protestave.
Protestat edhe për sot janë paralajmëruar në Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë dhe Kërçovë.
Një ditë më parë, protestat në Shkup eskaluan në dhunë, ndërsa për bilanc kishte gjashtë protestues dhe policë të lënduar.
Pas ngjarjeve të djeshme, ka reaguar Qeveria e Republikës së Kosovës e cila thotë se është duke përcjellë me vëmendje zhvillimet e fundit në Republikën e Maqedonisë.
Me këtë rast, Qeveria e Republikës së Kosovës rithekson se dialogu politik ndërmjet komuniteteve dhe zbatimi në përpikëri i Marrëveshjes së Ohrit është rruga e vetme e zgjidhjes së çështjeve të hapura midis komuniteteve në Maqedoni.
“Respektimi i të drejtave fundamentale kushtetuese dhe institucionale është mënyra e vetme për të evituar eskalimin e dhunës, që do të mund të përcillej me pasoja të rënda për tërë rajonin”, thuhet në reagim.
Republika e Kosovës, siç thuhet më tej, është e përkushtuar në procesin e integrimeve euro-atlantike dhe bashkëpunimit rajonal dhe thërret të gjitha palët në Republikën e Maqedonisë që të përmbahen nga dhuna si mjet i zgjidhjes së çështjeve politike.
“Populli shqiptar në Maqedoni ka përfaqësuesit e vetë zgjedhur në mënyrë demokratike, të cilët e kanë për obligim që t’i adresojnë në mënyrë institucionale problemet dhe shqetësimet e popullatës shqiptare”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Kosovës, e cila u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira për maturi dhe gjetje të zgjidhjes përmes dialogut.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











