Lajme
Paralajmërimi për masa kufizuese, mërgimtarët lëshojnë Kosovën
Në pikën kuftiare të Merdares për të dalë nga Kosova, qytetarët po presin deri në 20 minuta, derisa kolona është e gjatë deri në 60 metra. Gjendja në pikat tjera kufitare është e qetë dhe nuk ka kolonë.
Javë më parë një numër i madh i bashkëatdhetarëve kanë arritur në Kosovë nga Zvicra e Gjermania.
Numri i madh i tyre në Kosovë erdhi pas lirimit të masave kundër koronavirus, ku Zvicra në javët e para të tetorit kishte hequr Kosovën nga lista e karantinimit, raporton Express, përcjell Albinfo.ch
Ndërkaq tash kur është lajmëruar kufizimi i të gjitha masave në Europë, si në Gjermani, Zvicër, Belgjikë e Holandë, bashkëatdhetarët duket se janë nisur në drejtim të këtyre vendeve europiane.
Paralajmërim për kufizime ka bërë edhe Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ku pritet të merren disa vendime për luftimin e përhapjes së koronavirusit.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), konrektisht Qendra për Menaxhimin Kufitar, ka njoftuar se sot në mëngjes në njërën nga pikat kufitare ka kolonë për në dalje të Kosovës.
Bëhet fjalë për pikën kufitare në Merdare, atje pritjet janë nga 15 deri 20 minuta për të lëshuar vendin, derisa kolona është e gjatë 60 metra.
Gjendja në pikat kufitare është e qetë dhe hyrjet e daljet janë nga 3 deri në 5 minuta.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









