Lajme
Austri: Me gjithë rritjen e papunësisë, shumë kompani nuk gjejnë punëtorë
Një situatë paradoksale është duke u zhvilluar në tregun e punës në Austri. Përkundër rritjes së papunësisë, shumë kompani po hasin në vështirësi për të gjetur punëtorë.
Kriza e koronës ka bërë një kthesë të vërtetë edhe në tregun austriak të punës. „Tremujori i dytë ishte veçanërisht sfidues“, thotë Harald Mahrer, Presidenti i Odës Ekonomike të Austrisë (WKO), shkruan kurier.at, përcjell Albinfo Austria.
Aktualisht janë 410.000 të papunë në Austri, ndërkohë numri i të papunëve pritet të shkojë deri në 490.000 gjatë ditëve të ardhshme. 400.00 punëtorë të tjerë janë me orar të shkurtuar. Vendpunimet më të prekura nga kriza e koronës janë: hotelet dhe restorantet, transporti, kujdesi shëndetësor, ndërtimtaria dhe vendpunimet që merren me art.
„Pavarësisht rritjes së papunësisë, shumë kompani nuk janë në gjendje të gjejnë punëtorë“, shpjegon Mahrer. Njerëzit që janë në kërkim të punës, shpeshherë nuk janë aty ku janë vendet e lira të punës. Vetëm në industrinë e IT-së ka 20.000 vende të lira të punës, 2.500 në kujdes shëndetësor dhe infermieri. Po ashtu në kërkim të plotësimit të vendeve të lira janë edhe zanatet. Vetëm si instalues janë 1.300 vende te reja te punës, transmeton Albinfo Austria.
Në mënyrë që papunësia të mos këtë ngufatje, WKO kërkon masa të reja nga qeveria, partnerët socialë dhe Entit të Punës (AMS). „Në radhë të parë duhet të janë kualifikimet profesionale“, thotë sekretari i WKO-së, Karlheinz Kopf.
Kriza e koronës ka dhënë një shtytje drejt profesioneve të dixhitalizimit dhe trajnimeve të ndryshme.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










