Maqedonia
“Paracetamoli”, sfida shqetësuese në “tik-tok” që çoi në spital shumë të rinj në mbarë Evropën

Sfida më e re shqetësuese që po përhapet në “TikTok” është quajtur “Paracetamol”. Përdoruesit e rinj sfidojnë njëri-tjetrin për të marrë doza të larta të paracetamolit, duke bërë që shumë të rinj të disa shteteve të Evropës të përfundojnë në spital.
Sipas Ministrit të Transformimit Digjital në Maqedoni Stefan Andonovski, nëse vërehet një praktikë e tillë edhe tek ne, nuk përjashtohet mundësia e ndryshimeve ligjore që tërësisht të mbyllen aplikacione të tilla që promovojnë praktika dhunë dhe dëmtojnë me sfida të ngjashme.
“Kur të vërejmë se ky është problem për një rreth më të gjerë qytetarësh, do t’i qasemi ndryshimeve ligjore dhe ndalimit të lojërave të fatit online dhe të njëjtën qasje do të kemi edhe për këto aplikime, nëse vërejmë se një incident bëhet praktikë e rregullt, siç po bëhen kazinotë ilegale online, atëherë do t’i qasemi ndalimit”, deklaroi Stefan Andonovski – ministër i Transformimit Digjital.
Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, tek ne ende nuk ka ndonjë rast që, si pasojë e kësaj sfide, ka përfunduar në Klinikën e Toksikologjisë. Megjithatë, ai bën me dije se çdo ilaç i përdorur në sasi të tepërt është toksik dhe mund të ketë efekte anësore.
“Deri tani nuk kam ndonjë informatë nga klinika e toksikologjisë sa i përket kësaj. Mendoj se duhet të ndërpritet dhe se çdo ilaç është toksik dhe përveç që ndihmon, ka edhe efekte anësore. Deri tani nuk kam informata nga klinika e toksikologjisë se është paraqitur ndonjë rast i këtyre të rinjve të cilët përdorin kaq doza të paracetamolit”, tha Arben Taravari, Ministër i Shëndetësisë.
Mjeku Niko Bekjarovski i cili ka shpërndarë një sqarim në rrjetet sociale, tregon për pasojat që mund të ndodhin nga përdorimi i tepërt i paracetamolit.
“Në platformën TikTok po qarkullon një sfidë e re shumë e rrezikshme, Përdorimi i dozave të mëdha të paracetamolit! Të dashur miq, sado e çuditshme të tingëllojë, helmimi me paracetamol është ndër helmimet më vdekjeprurëse me ilaçe. Edhe doza të vogla prej 10-15 tabletash shkaktojnë dëmtim të mëlçisë. 20-40 tableta shkaktojnë helmime të rënda dhe dëmtime të mëlçisë, dhe helmimet me mbi 50 tableta shumë shpesh përfundojnë me vdekje, madje edhe me trajtim intensiv”, u shpreh Niko Bekjarovski, mjek.
Bekjarovski shton se duhet kujdes dhe të kontrollohen fëmijët para se të ndodhë një gjë e tillë. Nga sfida e fundit tek ne po nga rrjeti social TikTok, e cila ishte e njohur si “Supermen Challange”, vetëm për një ditë në spital përfunduan rreth 10 të rinj me fraktura të thyera, më i riu ishte vetëm 10 vjeçar. /Alsat.mk
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?