Kosova
Paraburgim për të dyshuarit për grabitjen në Suharekë
Gjykata Themelore në Prizren ua ka caktuar masën e paraburgimit katër të dyshuarve për grabitjen në një argjendari në qytetin e Suharekës.
Për tre prej të dyshuarve ekziston dyshimi i bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën e grabitjes, kurse personi i katër akuzohet për mbajtje në pronësi, në kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, njofton gjykata, përcjell KlanKosova.tv.
“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se rasti është në fazën fillestare të hetimeve dhe do të merren në pyetje të pandehurit e arrestuar, të dëmtuarit dhe dëshmitarët eventualë. Andaj me lënien në liri të të pandehurve ekziston rreziku i posaçëm se të njëjtit do të pengojnë rrjedhën e procedurës hetimore, duke tentuar të ndikojnë në dëshmitarë apo tek të bashkëpandehurit”, thuhet në njoftim, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit Besa Llugiqi zgjeron karrierën ndërkombëtare me debutimin në Operën e Bukureshtit... -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç










