Shkurt.ch
Para gjyqit, shqiptari me nofkën “Tmerri i Hochdorfit”
Gjithsej 15 vepra penale sipas padisë, i kan kryer Ambrozi së bashku me katër kolegë të tij
„Tmerri i Hochdorfit”, e quajnë shqiptarin 22 vjeçar nga Kosova me qëndrim në fshatin Hochdorf të Lucernit, Ambroz B. Ai qe bërë i njohur për një numër deliktesh si plaçkitje shitoresh, terrorizim gjegjësisht rrahjet të banorëve, vjedhje të stolive, të parave etj.
Gjithsej 15 vepra penale sipas padisë, i kan kryer Ambrozi së bashku me katër kolegë të tij.
Ai është paraqitur sot para Gjykatës në Lucern, ku do të përgjigjet për veprat si plaçkitje të shumëfishtë, shkaktim dëmesh materiale, prishje të qetësisë, konsum droge etj. Ndër viktimat e tij ka pasur pensionistë, gra plaka dhe djem të rinj.
Ai është burgosur disa herë, sërish është liruar dhe sërish ka kryer delikte të reja.
Në seancën e parë të zhvilluar sot, Ambrozi të gjitha fajet ua ngarkoi të tjerëve: Ndikimi i keq i shoqërisë, alkooli dhe droga e kishin sjellë atë në gjendjen ku ndodhet sot.Prokuroria ka kërkuar 2 vjet e gjysmë burg për të ndërsa mbrojtja, 20 muaj.
Ndërkaq, disa qytetarë, të pyetur nga mediet zvicerane, thonë se nuk pajtohen me një dënim të tij, sado i gjatë që të jetë ai. Ata thonë se Ambroz B. duhet të dëbohet nga Zvicra
Vendimi gjyqësor për Ambroz B., do të merret në ditët e ardhshme.
E-Diaspora
-
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën Në Berlin shënohet Epopeja e UÇK-së me një mbrëmje festive për diasporën... -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












