Ekonomi
Papunësia vazhdon të bie në Gjermani
Kjo është edhe shifra më e ulëta që prej bashkimit të Gjermanisë më 1990
Numri total i të papunëve në Gjermani ka rënë gjatë muajit prill dhe norma e papunësisë qëndroi në nivel rekord të ulët, duke reflektuar fuqizimin e tregut të punës që po i jep nxitje rimëkëmbjes ekonomike të drejtuar nga konsumi. Të dhënat e Zyrës Federale të Statistikave treguan se numri total i të papunëve ra me 7,000 njësi në 2,370 milionë, përcjell albinfo.ch.
Rënia ishte poshtë projeksioneve të analistëve prej 15,000 njësi. Norma e papunësisë qëndroi në 5.3% në prill, sipas zyrës Federale të Statistikave. Kjo është edhe shifra më e ulëta që prej bashkimit të Gjermanisë më 1990, shkruan ‘scan’.
Tregu i fortë i punës pritet t’i japë nxitje besimit të konsumatorit dhe shpenzimeve në ekonominë më të madhe të Evropës, ku kërkesa e brendshme është kthyer në nxitësin kryesor të rritjes, duke i zënë vendin tregtisë së jashtme.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











