CH-Ballkani

Papunësia në Shqipëri bie për 15.5 %

Shqipëria ka një popullsi prej 2.89 milionë banorëve, ku mosha nga 15 deri 64 vjet, përbën 69.5 % të popullsisë

 

Instituti i Statistikave (INSTAT) njoftoi se papunësia në Shqipëri për moshën nga 15 deri 74 vjeç ka rënë në nivelin 15,5 përqind në tremujorin  e dytë të vitit, përcjell albinfo.ch.

Papunësia ka rënë 17 % te meshkujt, derisa 14.5 te femrat. Shqipëria ka një popullsi prej 2.89 milionë banorëve, ku mosha nga 15 deri 64 vjet, përbën 69.5 % të popullsisë.

Ndërkohë, sipas grupmoshave, niveli i papunësisë është më i lartë tek të rinjtë nga 15 deri 29 vjeç me 29,9 përqind, tendenca sipas INSTAT është me rënie të lehtë. Grupmosha më e konsoliduar, ajo nga 30 deri në 64 vjeç ka një nivel papunësie prej 11,9%, edhe këtu vërehet një rënie e nivelit të papunësisë me gati 1 pikë përqindjeje. Instituti i Statistikave raporton se popullsia e moshës 15-64 vjeç ekonomikisht jo-aktive është në nivelin 34,2 %.

Shumica e të punësuarve apo 38.9 % punojnë në agrikulturë, duke pasur me 24.9 % në sektorin e shërbimeve.