Lajme
Papunësia mbetet problemi kryesor për zhvillimin ekonomik
Papunësia, varësisht nga vlerësimet e institucioneve, varion nga 37 deri në 42 për qind, dhe është më e larta në rajon dhe Evropë
Ekspertë të fushës së ekonomisë, pavarësisht se nuk ka shifra të sakata për papunësinë, thonë se problemi i papunësisë vetëm sa është duke u rritur edhe më shumë.
Sipas tyre në Kosovë, në bazë të raporteve të institucioneve botërore, në vitet e fundit nuk ka ulje të papunësisë, por as rritje. Madje thonë se numri i papunësisë vetëm është rritur, pasi që shumë biznese në vend nuk janë të pajisur me numra fiskalë, gjë që e vështirëson edhe punën e bizneseve tjera.
Kurse zyrtarë të institucioneve theksojnë se përmes projekteve të ndryshme po punohet në uljen e shkallës së papunësisë, shkruanjë mediat në Prishtinë.
Të dhënat e fundit të Entit të Statistikave janë ato të 2009-së. Në bazë të një ankete të bërë për punësim na këtë vitë ka dalë që shkalla e papunësisë është 47 për qind. Ndërsa, kjo shifër shpesh varion nga institucione të ndryshme nga 37 deri në 42 për qind, gjë që është më e larta në rajon dhe Evropë.
Raporti i fundit i publikuar nga Banka Botërore, vlerëson se 12 për qind e popullsisë jetojnë nën kufirin e varfërisë ekstreme me 1.02 euro në ditë, raportojnë mediat kosovare.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











