Bota
Papa në mesazhin e Krishtlindjes dënon dhunën mbi migrantët dhe fëmijët
Papa Françesku ka përkujtuar në mesazhin e tij Urbi et Orbi viktimat e dhunës dhe të përndjekjeve. Në ditën e Krishtlindjeve ai në veçanti foli për vuajtjet e fëmijëve në vatrat e konflikteve

Bekimin e tij tradicional “Urbi et Orbi”, me rastin e festës së Krishtlindjes, të shprehur në sheshin e Vatikanit, Papa Françesku ia ka kushtuar globit dhe gjendjes në shumë rajone të botës. Në mesazhin e tij për Krishtlindjet, Papa në veçanti foli për qindra mijëra njerëz, të cilët edhe në kohën e festave gjenden larg shtëpive të tyre, për shkak të krizave dhe konflikteve, shkruan dw.de. Padrejtësia po i detyron njerëzit të kalojnë shkretëtira dhe detëra, të cilat po shndërrohen në “varreza”. Refugjatët po përballën në kampe të ndryshme me kushte jo njerëzore, ndërsa shumë prej tyre “po mbahen edhe në burgje ilegale, po keqtrajtohen dhe mundohen”. Në këtë kontekst ai në veçanti përmendi Libinë.
Papa foli edhe për politikën jo të duhur në shumë vende të Evropës. Njerëzit në ikje po përballen me “mure dhe indiferenca”, në përpjekjet e tyre për një jetë me më shumë shpresa dhe vlerë.
Thirrja e Papës për paqe në botë
Në mesazhin e tij në Sheshin e Pjetrit, Françesku kujtoi edhe vuajtjen e njerëzve në vendet e konflikteve, si në Republikën Demokratike të Kongos. Ai u ankua për gjendjen e mjerë të shumë njerëzve që po përballen me sëmundje, dhunë dhe katastrofa natyrore. Françesku kujtoi edhe vendet e konflikteve fetare, si Burkina Faso, Mali, Nigeri dhe Nigeria.
Papa shpreson vendosjen e paqës së përhershme në vendlindjen e Krishtit, në Lindjen e Mesme. Ai kujtoi edhe konfliktet në Siri, Irak dhe Liban, si dhe gjendjen e rëndë humanitare në Jemen.
Një mesazh i posaçëm dërgoi për gjendjen në Amerikën Latine. Papa u bëri thirrje autoriteteve në Venecuelë që të mos pengojnë ndihmat humanitare për njerëzit në nevojë.
Më parë Papa ka bërë thirrje që njerëzit të mos humbin besimin tek Zoti, as në kohërat kur janë në gjendje të keqe.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor