Bota
Papa Françesku takon besimtaren që ia tërhoqi dorën
Papa pranoi se në atë moment e humbi durimin
Ndoshta ky gjest nuk do të bëhet aq viral sa dhe videoja e parë, por ndoshta është një shëmbëlltyrë moderne për faljen.
Në prag të Vitit të Ri, në përfundim të një audience, Papa Françesku nuk mundi të fshihte pakënaqësinë ndaj një vizitoreje në sheshin “Shën Pjetri”. Ai po përshëndeste pelegrinët në një moment kur nga turma një grua i tërheqi fort dorën.
Në atë moment Papa Francesku godet dorën e pelegrines. Truproja ndërhyn për t’ia larguar dorën e pelegrines.
Papa pranoi se në atë moment humbi durimin.
“Të gjithëve na ndodh të humbim durimin. Më ndodhi edhe mua. Kërkoj ndjesë për shembullin që dhashë”, u shpreh ai.
Megjithatë, këto fjalë nuk ishin të mjaftueshme për Papën, i cili vendosi të kërkonte gruan, siç konfirmohet nga ANSA, për t’i kërkuar asaj personalisht falje.
Takimi nuk u komentua nga Vatikani, por u konfirmua edhe nga fotot zyrtare, që përshkruan protagonistët e kësaj historie me një përfundim të lumtur në Sallën Paul VI. Në gjuhën e trupit ju vëreni ngrohtësinë, midis një shtrëngimi miqësor duarsh, fytyrave të qeta, buzëqeshjeve dhe dorës së shtrirë nga të dyja palët.
Duke i kërkuar falje gruas, Papa, në mesazhin e audiencës së përgjithshme të kësaj të mërkure, 5 shkurt, tha: “Sa e vështirë është të pranosh një gabim dhe të kërkosh falje!”
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













