Bota
Papa Françesku kërkon që fëmijëve t’iu sigurohet mbrojtje në internet
Papa Françesku tha se drejtuesit e kompanive të teknologjisë dhe investitorët duhet të mbajnë përgjegjësi, nëse ata vendosin në rend të parë përfitimet financiare dhe jo mbrojtjen e fëmijëve, përfshirë edhe qasjen e lehtë në pornografinë në internet.
Papa i bëri deklaratat në hapje të një konference në Vatikan me temën “Promovimi digjital i dinjitetit të fëmijëve”. Së bashku me grupet e mbrojtjes së fëmijëve dhe zyrtarët e zbatimit të ligjit, pjesëmarrëse në konferencë ishin edhe kompanitë e mëdha si Apple, Google, Microsoft dhe Facebook.
“Kompanitë që ofrojnë shërbime interneti prej kohësh e konsiderojnë veten vetëm si furnizues të thjeshtë të platformave teknologjike, dhe jo përgjegjës moral apo ligjor për mënyrën e përdorimit të tyre”, tha Françesku.
Sipas tij, “përvoja e dhimbshme dhe tragjike” e Kishës me krizën e saj të abuzimeve seksuale, i dha asaj një detyrë “t’iu qaset këtyre çështjeve me një vizion afatgjatë”.
Muajin e kaluar Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Australia i bën thirrje kompanisë “Facebook” të pezullojë planet për të koduar shërbimin e tij të mesazheve, duke thënë se kjo do të pengojë në luftën kundër abuzimit të fëmijëve dhe terrorizmit.
Abuzuesit e fëmijëve kanë përdorur gjithnjë e më shumë aplikacionet për mesazhe për të shënjestruar viktimat e tyre dhe për të shkëmbyer imazhe dhe video. Numri i imazheve të abuzimit seksual të fëmijëve është rritur nga mijëra në dhjetëra miliona në vetëm disa vjet.
Shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, ka thënë se është “optimist” që kompania do të jetë në gjendje të zbulojë abuzuesit, me të njëjtën mënyrë që e përdor për të luftuar ndërhyrjet në zgjedhje.
Papa Françesku u bëri thirrje inxhinierëve të fuqizojnë mënyrat e përdorimit të inteligjencës artificiale dhe algoritmeve për të mbrojtur fëmijët në internet. Ai tha se ata duhet të ndjehen “personalisht përgjegjës për ndërtimin e së ardhmës”.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











