Futboll
Panucci, Hysaj dhe Berisha vlerësojnë Kosovën, por duan fitoren
Para takimit të së martës kanë folur Christian Panucci, Elseid Hysaj dhe Etrit Berisha
Cristian Panucci doli në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të sfidës vëllazërore me Kosovën, që do të luhet nesër në Zvicër.
Italiani foli edhe për luftën me Kosovën për talente. “Nesër është një ndeshje miqësore, ku si unë, ashtu edhe trajneri i Kosovës, kemi synim për të eksperimentuar dhe për të marrë sinjale sa më të mira, në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Kombeve. Sa i përket talenteve, shqiptarët janë të ndarë në tre shtete dhe unë kam emisarët e mi, me të cilët përpiqem t’i ndjek që të gjithë. Më pas nëse shoh elementë të mirë, ju prezantoj thirrjen për t’iu bashkuar Shqipërisë, por zgjedhja u takon atyre”, u shpreh Panucci.
Ai foli për ndeshjen me Kosovën. “Duhet të jemi seriozë në atë që bëjmë dhe të japim maksimumin në çdo ndeshje. Verdiktin e jep fusha, por ne futemi gjithmonë në lojë për të fituar, ndonëse në lojë janë tre rezultate. Për mua rëndësi ka të vlerësojmë maksimalisht çdo kundërshtar dhe të japim më të mirën, pastaj rezultati del disi në plan të dytë”, nënvizoi Panucci.
Elseid Hysaj ishte njëri nga futbollistët që u shfaq në krah të trajnerit Panucci, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Kosovën. Ai vlerësoi punën që është bërë këto ditë dhe theksoi se Shqipëria luan për fitore në çdo takim. “Mendoj që të gjithë futen në fushë për të fituar dhe njësoj edhe për ne. Kemi një grup shumë të mirë dhe çdo ndeshje e luajmë për ta fituar, pavarësisht çfarë ndodh në fushë. Edhe nesër do të kërkojmë fitoren, por të njëjtën gjë do të bëjë edhe Kosova”, deklaroi Hysaj.
Për takimin e nesërm foli edhe portieri kuqezi, Etrit Berisha. “Të gjithë vijmë me dashuri këtu, për të kontribuar. Edhe pse është fundi i kampionatit, ne të gjithë kemi një ndjenjë të mirë kur vijmë këtu. Secili do të shfrytëzojë mundësinë e tij. Shpresoj të paraqitemi mirë këto dy ndeshje. Ndeshjen e kaluar donim të bënim festë sepse vinim nga kualifikimi. Tani jemi në rrethana të tjera. Po përgatitemi për Evropianin dhe duam ta shfrytëzojmë si mundësi të mirë përgatitjeje. Kërkojmë fitore”, deklaroi Berisha.
Ndeshja miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës do të zhvillohet të martën nga ora 20:00 në Cyrih.
https://www.youtube.com/watch?v=zvs3LQYZ1Q4
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













