Lajme
Panik në SHBA, një person i armatosur futet brenda zyrave të Senatit
Policia amerikane u ka bërë thirrje personave që gjenden brenda zyrave të Senatit amerikan që të strehohen, pasi është raportuar se mund të ketë një sulmues të mundshëm aktiv. Senati amerikan është në pushim veror dhe shumica e ligjvënësve nuk janë në zyrat e tyre.
“Nëse jeni brenda ndërtesës së Senatit, të gjithë që gjenden brenda duhet të qëndrojnë brenda pasi ka raportim për një sulmues të mundshëm aktiv. Theksojmë se nuk kemi asnjë raport të konfirmuar për të shtëna”, tha policia e Kapitolit përmes një postimi në rrjetet sociale, transmeton cnn përcjell albinfo.ch.
Autoritetet e rendit thanë se janë duke vazhduar hetimet për këtë ngjarje, pasi pranuan një thirrje emergjente. Një këshilltar i policisë së Kongresit amerikan u bëri thirrje personave që gjenden brenda zyrave të qëndrojnë brenda dhe të pajisjen me pajisje për emergjenca.
Po ashtu, ai ka kërkuar që ata të ndalin zërin e pajisjeve elektronike. Jashtë ndërtesës së Kongresit amerikan është parë prani e madhe e policisë.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“












