Lajme
Pandemia e lufta në Ukrainë shtrenjtojnë lëndët e para
Lufta në Ukrainë do t’i bëjë lëndët e para përgjithmonë më të shtrenjta dhe do të shkaktojë trazira të qëndrueshme në treg
”Duke pasur parasysh të gjitha pasiguritë me fillimin e dekadës aktuale, një gjë është e qartë, ajo që ne jemi dëshmitarët e fundit të një epoke të lëndëve të para të lira”, tha Benedikt Sobotka, kreu i Eurasian Resources Group (ERG), me qendër në Luksemburg, për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA.
“Efektet e shkaktuara nga pandemia janë përkeqësuar nga ngjarjet e fundit në lidhje me Ukrainën. Sanksionet ndërkombëtare po kontribuojnë në rritje të paprecedentë të çmimeve”, tha Sobotka.
”Kostot e grurit, plehrave, naftës së papërpunuar, gazit natyror, aluminit dhe bakrit janë ngjitur në nivele të larta që nga fillimi i vitit dhe luhatjet e mëtejshme të çmimeve janë të pashmangshme”, theksoi ai.
“Në muajt e ardhshëm, shumë elementë të rëndësishëm të jetës sonë të përditshme priren të bëhen më të shtrenjta, nga buka dhe kafeja, kompjuterët dhe makinat, te materialet e ndërtimit dhe shtëpitë”, shtoi Sobotka.
ERG thotë se është një nga prodhuesit kryesorë në botë të kobaltit dhe bakrit, si dhe një furnizues kryesor i aluminit dhe mineralit të hekurit.
Grupi operon kryesisht në Kazakistan, Brazil dhe Afrikën Jugore dhe punëson rreth 75 000 persona.
“Sektori i mallrave është duke pësuar transformimin e tij më të madh në vite”, tha Sobotka.
”Disa ndryshime po zgjasin më shumë, por janë të përkohshme, siç janë çështjet e zinxhirit të furnizimit. Të tjerat, si çështja e burimeve të furnizimit apo përcaktimi i materialeve strategjike, janë më themelore”, tha ai.
“Nuk është më e mundur të zgjedhësh klientin më të mirë, rrugën më fitimprurëse ose materialin më të lirë në dispozicion”, shtoi Sobotka.
“Kjo është kostoja e përmirësimit të qëndrueshmërisë afatgjatë dhe ndikimi i pasigurisë gjeopolitike globale me të cilën prodhuesit duhet të përshtaten. Luftimet kanë pasur pasoja konkrete për prodhuesit e automjeteve, për shembull, pasi Ukraina ka qenë një furnizuese kryesore”, tha ai.
”Rusia është vend kryesor për shumë metale, si nikeli, i cili është i rëndësishëm për bateritë dhe alumini, i cili nevojitet për shasitë dhe rrotat e makinave, si dhe paladiumi dhe platini, të cilët janë komponentë të rëndësishëm në sistemet e shkarkimit të automjeteve”, shton eksperti.
Kur bëhet fjalë për bakrin dhe kobaltin, presioni i furnizimit që ekzistonte tashmë është përkeqësuar, veçanërisht pasi inventarët globalë janë të ulët. Edhe para fillimit të luftës, ekspertët kishin parashikuar një mungesë të bakrit.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










