Bota
Panairi i veturave në Frankfurt përcillet me protesta për klimën
Policia raportoi se rreth 15 mijë persona, kryesisht çiklistë, kanë marrë pjesë në protestë
Protestuesit kaluan pranë panairit vjetor të veturave në Frankfurt, i cili është një nga panairet më të mëdha të këtij lloji në botë. Protestuesit bënë thirrje për heqjen nga përdorimi të motorëve me djegie të brendshme dhe prodhimin e veturave që nuk lirojnë gazra të dëmshme për mjedisin.
Protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrimet “Ndalini veturat SUS”, “Veturat SUV nuk janë të mira” dhe “Nuk mund t’i ndërrojmë mushkëritë”. Policia raportoi se rreth 15 mijë persona, kryesisht çiklistë, kanë marrë pjesë në protestë. Sidoqoftë, organizata “Greenpeace”, e cila ishte njëra nga organizatoret e protestës, tha se në tubim kanë marrë pjesë 25 mijë persona, prej të cilëve 18 mijë ishin çiklistë.
Bashkë me këtë organizatë, në protestë morën pjesë edhe shumë grupe të ndryshme për mbrojtjen e klimës, përfshirë grupet “Friends of the Earth” dhe “Extinciton Rebellion”. Mijëra çiklistë i bllokuan disa autostrada si pjesë e rrugëtimit të tyre në protestë.
Ernst-Christoph Stolper, nënkryetar i organizatës “Friends of the Earth” në Gjermani, tha: “Mjaft me politika që i bëjnë prioritet veturat në qytetet tona. Këmbësorët dhe çiklistët duhet t’i pushtojnë hapësirat urbane që na përkasin”, shkruan “CNN”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











