Shqipëria
Panairi i Librit “Tirana 2019” fillon më 13 nëntor
Panairi i Librit “Tirana 2019” ngre siparin në 13 nëntor. Gjatë pesë ditëve në Pallatin e Kongreseve rreth 100 shtëpi botuese do të ekspozojnë titujt e rinj. Ndërsa, rreth 200 shkrimtarë edhe përkthyes do t’i bashkohen edicionit 22 të Panairit.
Panairi i Librit “Tirana 2019” çel siparin në datë 13 nëntor në Pallatin e Kongreseve. Në edicionin 22 të këtij viti rreth 100 pavijone ekspozuese në të gjitha trevat shqipfolëse i janë bashkuar këtij aktiviteti të madh ndërrajonal në Shqipëri, transmeton KultPlus.
Ndërsa, rreth 200 shkrimtarë, krijues, përkthyes do të jenë pjesë e 100 veprimtarive, të cilat do të organizohen në stendat e shtëpive botuese, ku është menduar të promovohen rreth 60 tituj të rinj. Kryetari i Shoqatës së Botuesve, i cili është edhe organizator i këtij Panairi, Petrit Ymeri, ndalet te risitë kryesore të këtij edicioni.
“Panairi ka rreth 100 botues nga të gjitha trevat shqipfolëse, por do të ketë edhe disa përfaqësi nga institucionet e huaja, që merren me librin. Gjatë ditëve të panairit do të ketë shumë aktivitete, që kanë të bëjnë më përkthimin, mes tyre edhe rreth 60 promovime librash”, thotë kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri.
Ymeri tregon edhe tek disa nga tematikat, që do të trajtohen në aktivitetet që do të mbahen gjatë katër ditëve të panairit.
“Nuk do të ketë një temë të caktuar. Një nga temat kryesore, që do të diskutohet është që botuesit shqiptarë kanë bërë hapa shumë të mëdha gjatë këtyre viteve, krahasuar me institucionet shtetërore. Po përballemi me një indiferencë të dukshme të institucioneve shtetërore për të ndihmuar sistemin libror në Shqipëri”.
Panairi i Librit “Tirana 2019” do të mbyllet më 17 nëntor. Ndërsa, juria e pazgjedhur prej dy muajsh është duke punuar për të zgjedhur veprat fituese në këtë panair, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë Festimi i Pavarësisë së Kosovës organizohet në Lyon më 21 shkurt... -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA -
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale













