Lajme
Pakistan: 14 të vdekur pas zjarrit në një qendër tregtare
Zjarri shpërtheu të dielën në qytetin portual të Karaçit. Imazhet tregojnë një kompleks ndërtesash të shkatërruar dhe të djegur
Të paktën 14 persona kanë vdekur në një zjarr shkatërrues në Pakistan. Dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur, thonë zyrtarët kompetentë. Zjarri shpërtheu të dielën në qytetin portual të Karaçit, transmeton albinfo.ch. Imazhet tregojnë një kompleks ndërtesash të shkatërruar dhe të djegur.
38 persona kanë marrë plagë në flakë, tha një zëdhënëse e qeverisë provinciale për Agjencinë Gjermane të Shtypit (dpa).
Ka shqetësime serioze se numri i të vdekurve mund të rritet. Zjarrfikësit kanë luftuar me flakët për më shumë se 24 orë. Guvernatori i provincës Sindh raportoi më shumë se 70 persona të zhdukur.
Sipas autoriteteve, qendra tregtare ishte projektuar për 400 dyqane – por në realitet, thuhet se strehonte më shumë se trefishin e këtij numri.
Vetëm dy dalje emergjence ishin funksionale.
Vendi i Azisë Jugore ka përjetuar shpesh zjarre shkatërruese në të kaluarën, duke shkaktuar diskutime rreth sigurisë nga zjarri.
Departamentet e zjarrfikësve shpesh kanë mungesë personeli dhe pajisje të dobëta – dhe për këtë arsye mezi janë në gjendje t’u përgjigjen emergjencave të mëdha.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












