Lajme
Vendet e varfra refuzojnë 100 milionë vaksina të dhuruara: Me afat të skaduar
Këtë ua ka shpjeguar deputetëve të Parlamentit Evropian shefja e departamentit të furnizimit të Unicef-it, diplomatja shqiptare, Etleva Kadilli
Edhe një pengesë e re i ka dalë fushatës së vaksinimit kundër koronës në vendet më të varfra: Sipas fondit të OKB-së për fëmijët, Unicef, më shumë se 100 milionë doza vaksinash të dhuruara nga jashtë janë refuzuan në dhjetor nga këto vende, trasnmeton albinfo.ch.Arsyeja kryesore është se vaksinat në fjalë kanë afat të shkurtër përdorimi, gjegjësisht janë pak para skadimit të këtij afati, shkruan srf.ch.
Këtë ua ka shpjeguar deputetëve të Parlamentit Evropian shefja e departamentit të furnizimit të Unicef-it, diplomatja shqiptare, Etleva Kadilli.
Nga 15 milionë doza të refuzuara, që ishin donacione nga BE-ja, tri të katërtat ishin produkte AstraZeneca, përcjell albinfo.ch. Ato kishin një afat përdorimi prej më pak se dhjetë javësh pas dorëzimit të planifikuar.
Disa vende gjithashtu po detyrohen të shtyjnë pranimin e dërgesave, thjesht sepse nuk ka frigoriferë për ruajtjen e vaksinave.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












