Lajme
Pak orë kanë mbetur deri në vendimin përfundimtar për Ratko Mladiqin
Shpallja e vendimit, për shkak të masave anti-COVID do të bëhet në prani të pak zyrtarëve e të ftuarve në seancë.
Shumë familjarë të të vrarëve në luftën e Bosnjës, gazetarë të mediave të ndryshme të këtij vendi dhe zyrtarë shtetërorë kanë mbërritur në Hagë të hënën, ku të martën do ta shpallet vendimi i shkallës së dytë nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi.
Shpallja e vendimit, për shkak të masave anti-COVID do të bëhet në prani të pak zyrtarëve e të ftuarve në seancë. Megjithatë, sipas gazetës “Oslobodjenje”, në Hagë kanë shkuar shumë qytetarë të këtij vendi, të prekur në mënyra të ndryshme nga gjenocidi i kryer me urdhër të ish-komandantit të forcave serbe në Bosnjë, Ratko Mladiq.
Mladiq, para katër vjetësh, ishte dënuar me burgim të përjetshëm, pasi u shpall fajtor për 10 nga 11 pikat e aktakuzës. Por, si mbrojtja ashtu edhe prokuroria u ankuan, duke çuar lëndën në shkallën e dytë.
Mladiq u dënua për gjenocid në Srebrenicë, ku u vranë mbi 8.000 myslimanë për një ditë, më 1995. Po ashtu u dënua për krime kundër njerëzimit në 15 komuna në Bosnjë, për rrethim e terrorizim të Sarajevës gjatë periudhës 1992-1995 si dhe për mbajtjen peng të trupave paqeruajtëse të UN-it gjatë bombardimeve të NATO-s.
Ratko Mladiq u arrestua më 26 maj 2011 në Serbi, pas 16 vjetësh duke i ikur drejtësisë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë









