Futboll
Pajtim Kasami shënon hat-trick kundër kampionit të Zvicrës
Futbollisti shqiptar, Pajtim Kasami, ka shënuar tre gola për Sionin në Superligën e Zvicrës.
Skuadra e Sionit si vendas pësoi humbje me rezultat 3:4 nga kampioni në fuqi i Zvicrës, Young Boys. Kasami shënoi në minutën e 22-të me kokë, pastaj në atë të 23-tën nga rreth 14 metra dhe nga afërsia në minutën e 69-të.
Nga ana tjetër për Young Boys realizuan Nsame (1′, 3 e 29′) dhe Assale (76′). Kasami u paraqit i plotë, ndërsa Ermir Lenjani u zëvendësua në minutën e 72-të por të pafat që me Sionin të ndalin një pikë në konak të tyre.
Pas 15 jave në elitën e futbollit zviceran, Young Boys kryeson me 34 pikë dhe Sioni është në pozitën e gjashtë me 17 pikë. Baseli u befasua nga Servette dhe mposhtet me 2:0. Stevanoviq në minutën e 7-të dhe Kone në atë të 90-tën shënuan për fitoren e Servettes, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












