Lajme
Pajisjet shtëpiake që përgjojnë
Amazon ka më shumë se 100 kompani, ato i mundësojnë kompanisë amë të mbledhë më shumë të dhëna për konsumatorët për të furnizuar me të dhëna Amazon Forecast. Teknologjia e Amazon ka kaluar nga thjesht pritje dhe përgjigje ndaj kërkesave të klientëve në parashikimin e tyre. Në një demonstrim të asistentes zanore të Amazon, Alexa, kur i kërkonin të rezervonte biletat e filmit, ajo vijonte duke pyetur nëse doni të bëni edhe një rezervim restoranti apo të porosisni një taksi me Uber, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
“Është problematike nëse Amazon ndan të dhëna midis kompanive të ndryshme që zotëron. Studiuesit e të dhënave të Amazon mund të mos jenë në gjendje të identifikojnë dhe të menaxhojnë çështjet e privatësisë në varësi të këtyre konteksteve specifike”, i tha DW Simon David Hirsbrunner, nga Freie Universität Berlin, përcjell albinfo.ch.
Amazon arriti kontratë prej 3,9 miliardë dollarësh për blerjen e kompanisë One Medical, një nga ofruesit kryesor të kujdesit shëndetësor në SHBA, me 815 000 anëtarë. One Medical zotëron 15 vjet të dhëna mjekësore dhe të sistemit shëndetësor, të cilat Amazon mund t’i përdorë për ta ndihmuar atë të krijojë produkte shëndetësore me ndihmën e inteligjencës artificiale dhe të parashikojë kostot, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
Aktivistët që merren me mbrojtjen e privatësisë janë të shqetësuar me kontratën e arritur. Kjo ka të bëjë pjesërisht me sjelljen e paqartë të Amazon në çështjen e privatësisë. Një investigim i vitit 2020, bërë nga gazeta amerikane Wall Street Journal, zbuloi se punonjësit e Amazon përdornin të dhëna të shitësve të pavarur për të zhvilluar produkte konkurruese – duke shkelur kështu edhe politikat e vetë kompanisë. Në vitin 2021, ajo u gjobit me 886,6 milionë dollarë nga Komisioni Kombëtar për Mbrojtjen e të Dhënave (CNPD) për shkeljen e ligjeve të BE-së për mbrojtjen e të dhënave, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
Por Amazon pohon se ajo – dhe kompanitë që ka blerë – përdorin dhe ndajnë të dhënat personale të klientëve, vetëm në përputhje me ligjin, me synimin që të fuqizojë produktet dhe shërbimet për klientët. “Ashtu si shitësit e tjerë me pakicë, ne shikojmë të dhënat e shitjeve dhe të magazinimit për t’u ofruar klientëve tanë përvojën më të mirë të mundshme,” tha Amazon për DW. “Padia në fjalë u bë publike gati dy vjet më parë. Ne nuk pajtohemi dhe kemi apeluar vendimin e CNPD, pasi vendimi në lidhje me mënyrën se si u tregojmë klientëve reklamat përkatëse mbështetet në interpretime subjektive dhe të pabaza të ligjit evropian të privatësisë”, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









