Kosova
Pagesa e rrymës e bërë në veri të kthehet në formë kompensimi
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka prezantuar gjetjet rreth pagesës së rrymës në veri nga pjesa tjetër e vendit dhe që është 4.5% e çdo faturë në komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.
Jashari ka bërë të ditur se me këto veprime është bërë shkelja e katër ligjeve që janë në fuqi.
“Ne kemi kërkuar që pagesa e rrymës e bërë në veri të kthehet në formë kompensimi, duke ulur tarifat në mënyrë që të eliminohen mundësitë që të mos dorëzohen padi në gjykata. Edhe pse vendimi është i plotfuqishëm, ne kemi kundërshtime nga ZRRE-ja dhe KEDS-i”, ka thënë avokati i popullit, përcjell albinfo.ch.
Ai ka shtuar se sipas të dhënave, vlera e pagesës brenda një viti është 8 milionë euro.
Deputetët në këtë komision janë interesuar nëse ka pasur marrëveshje të fshehtë, por Jashari ka bërë të ditur se me këtë pjesë nuk janë marrë ata në këtë raport, por që për këtë çështje do të merret gjykata.
Komisioni ka përkrahur rekomandimet e Avokatit të Popullit, ndërsa është aprovuar kërkesa që në mbledhjen e ardhshme të ftohet ZRRE.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









