Lajme
Pagat minimale në Bashkimin Evropian
Parlamenti i Bashkimit Evropian ka njoftuar se eurodeputetët do të miratojnë rregulla të reja për të siguruar që pagat minimale të sigurojnë një standard të mirë jetese në vende anëtare.
Paga minimale është e ndryshme në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, duke filluar nga 332 euro në Bullgari, deri në 2,256 euro në Luksemburg.
Ndër faktorët kryesorë për hendekun midis vendeve të ndryshme është diferenca në koston e jetesës, shkruan Schengen Visa Info.
Pas një propozimi për të përmirësuar nivelin e pagave minimale, negociatorët e Parlamentit dhe Këshillit të BE-së arritën një marrëveshje muajin e kaluar.
Tashmë eurodeputetët do të votojnë për rregullat e reja në shtator gjatë seancës plenare që do të mbahet në Strasburg.
Pas miratimit të rregullave të reja, vendet e BE-së do të duhet të përditësojnë pagat minimale të paktën çdo dy vjet.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë








