Kosova
Pagat mesatare në Telekomin e Kosovës mbi 1000 euro
Lluka herën e fundit kishte raportuar se paga mesatare në Telekom është rreth 980 euro, mirëpo në raportin e fundit thuhet se kjo është rreth 1.100-1.150 euro
Pagat në Telekomin e Kosovës janë tejet të larta. Kështu ka bërë të ditur ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Valdrin Lluka, i cili ishte i ftuar në emisionin debatues Click në RTV 21.
Pasi deklaroi se numri i punëtorëve po e rëndonte gjendjen e Telekomit, ai vazhdoi duke theksuar se edhe më shumë e rëndon paga mesatare, përcjell albinfo.ch.
Lluka herën e fundit kishte raportuar se paga mesatare në Telekom është rreth 980 euro, mirëpo në raportin e fundit thuhet se kjo është rreth 1.100-1.150 euro.
Kjo pagë mesatare i kushton Telekomit 26 milionë euro në vit, e për këtë ministri deklaron se duhet bërë rikonstruktime, pasi pa to Telekomi është i pashpëtueshëm.
Telekomi i Kosovës është në krizë dhe rrezikon të falimentojë.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














