Jeta në Zvicër
Pagat e menaxherëve rriten shumë më shumë se ato të punëtorëve
Pagat e shefave të lartë të kompanive zvicerane nga viti 2011 deri në vitin 2016 janë rritur për 17 për qind, ndërsa ato të punëtorëve, për gjithsej 3.4 për qind,

Pagat e menaxherëve në Zvicër gjatë vitit të kaluar janë rritur më shumë se pagat e mesme dhe të ulëta, konstaton Federata e Sindikatave të Zvicrës Travail Suisse.
Sipas një studimi të bërë nga organizata në fjalë, pagat e shefave të lartë të kompanive zvicerane nga viti 2011 deri në vitin 2016 janë rritur për 17 për qind, shkruan srf.ch. Po gjatë kësaj periudhe pagat e të punësuarve “të thjeshtë” kanë shënuar një rritje të vogël, prej gjithsej 3.4 për qind, transmeton albinfo.ch. Bazuar në këtë rritje, nëse dallimi në mes të pagave të këtyre dy kategorive në vitin 2011 ka qenë 1 me 45, ai në vitin 2016 është rritur në 1 me 51!
Një konstatim të ngjashëm kishte nxjerrë edhe sindikata Unia, mbi bazë të një studimi që e ka publikuar të martën.
Travail Suisse në komunikatën e saj thotë se tash fjalën e ka politika. Sipas saj, me një reformim efikas të të drejtës së aksioneve do të kufizohej rritja e dallimeve.
E-Diaspora
-
Halili+Partner Ingenieure nga Zvicra vlerësohet në Oman me vendin e dytë Pas një gare të fortë ndërkombëtare në kuadër të Konkursit të Dizajnit 2025 të Komunës së...
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën
-
Dyseldorf: Ndahen mirënjohjet për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe
-
Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj