Kosova
Paga minimale në RMV, me rritje nga marsi
Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, thotë se në muajin mars të vitit 2023 qeveria do të rritë pagën minimale, e cila do të arrijë vlerën 19.600 denarë (319 euro). Sipas tij, synimi i qeverisë është që dy anëtarë të familjes ta mbulojnë shportën e konsumit, përcjell albinfo.ch.
Paga minimale pritet të rritet në afër 20 mijë denarë nga muaji mars. Në bazë të ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për pagën minimale të votuar nga 101 deputetë në Parlament, ndryshohen kriteret për harmonizimin vjetor të pagës minimale me 50 për qind të rritjes vjetore të pagës mesatare dhe 50 për qind të rritjes së kostos së jetesës.
Sipas kësaj zgjidhjeje ligjore, të bazuar në të dhënat nga Enti Shtetëror i Statistikave, në vitin e kaluar paga minimale u rrit në 18 mijë denarë, ndërsa në tremujorin e parë të vitit pritet të rritet në së paku 19.600 denarë, tregojnë përllogaritjet e ekzekutivit. Sindikata pret rritje në 20.107 denarë.
Me rritjen e pagës minimale në vitin e kaluar u përfshinë mbi 80 mijë punonjës.
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja










