Fotolajmi
Sa është paga më e lartë minimale në BE?
Paga më e lartë minimale në BE mbërrin deri në 2 mijë euro në Luksemburg, ndërsa në fund të listës janë Maqedonia dhe Bullgaria me një pagë minimale prej 235 eurosh, shkruan Agjencia e Bashkimit Evropian për Statistika, Eurostat.
Nga 28 vendet e Bashkimit Evropian, 22 vende kanë një pagë minimale, por një rregullore e tillë nuk ekziston në Danimarkë, Finlandë, Suedi, Austri, Itali dhe Qipro.
Në dhjetë vende paga minimale është më pak se 500 euro. Përveç Bullgarisë dhe Maqedonisë, në këtë grup janë edhe Rumania (275), Letonia dhe Lituania (380), Republika Çeke (407), Hungaria (412), Kroacia (433), Sllovakia (435), Polonia (453) dhe Estonia (470).
Paga minimale në mes të 500 dhe 1000 eurosh është në Portugali (650), Greqia (684), Malta (736), Sllovenia (805) dhe Spanja (826).
Në grupin e vendeve me paga më të larta minimale prej 1.000 eurosh janë Britania e Madhe (1,397), Franca (1,480), Gjermania (1498), Belgjika (1532), Holanda (1552), Irlanda (1563) dhe Luksemburgu (1999).
Rritja më e madhe e pagës minimale në tetë vjetët e fundit, 109 për qind, është regjistruar në Bullgari, në Rumani u rritën për 99 për qind dhe në Sllovaki 80 për qind. Reduktimi i pagës minimale është vërejtur vetëm në Greqi për 14 për qind.
Më shumë informacione në PDF-in në vijim:
3-10022017-AP-EN_a
Shkarko DokumentinE-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









