Bota
Paditet “Google”, dyshohet se ka mbledhur informacione të nxënësve
Prokurori i Përgjithshëm i New Mexico-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hector Balderas, e ka paditur “Google” duke akuzuar se kompania ka mbledhur në mënyrë të paligjshme informacione personale për nxënësit.
Gjigandi teknologjik dyshohet se ka grumbulluar informacione mbi website-t që vizitojnë nxënësit, password-et, videot që shikojnë, listat e kontakteve dhe informacione të tjera. Për këtë, sipas autoriteteve janë përdorur laptopet “Chromebook” të “Google” dhe programi “G Suite for Education”.
Sipas Balderas, “Google” ka dështuar që të marrë miratimin e prindërve për fëmijët nën moshat 13 vjeç dhe ka dhunuar Aktin për Mbrojtjen Online të Fëmijëve.
Teksa, “Google” i ka mohuar akuzat që i janë bërë nga prokurori.
Vitin e kaluar gjigandi teknologjik arriti një marrëveshje prej 170 milionë dollarësh me Komisionin Federal të Tregtisë mbi pretendimet se kishte hyrë në mënyrë ilegale tek informacionet personale të fëmijëve në YouTube.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











