Bota
Padi për sulmuesit në Bruksel
Prokurorët belgë ngritën padi kundër katër individëve të tjerë lidhur me shpërthimet vdekjeprurëse në Bruksel më 22 mars, nga të cilat gjetën vdekjen 32 vetë dhe u plagosën shumë të tjerë, raportojnë mediat nga Brukseli.
Të pandehurit, të identifikuar si Mohamed Abrini, Osama K., Herve B. M. dhe Bilal E. M. akuzohen se kanë marrë pjesë në akte terroriste, vrasëse dhe në aktivitetet e një grupi terrorist lidhur me sulmet në aeroportin e Brukselit dhe sistemin e metrosë, transmeton VoA.
Dy persona të tjerë, të arrestuar këtë javë, janë liruar “pas një hetimi të hollësishëm”, thuhej në një deklaratë të prokurorisë, përcjell albinfo.ch.
Më herët sot policia arrestoi të gjashtin person lidhur me shpërthimet e marsit.
Dje, në një seri operacionesh, policia belge arrestoi pesë vetë, përfshirë Mohamed Abrinin, i cili dyshohet si një ndër autorët e sulmeve në aeroport dhe metronë e qytetit.
Autoritetet belge po përpiqen të konfirmojnë nëse 31-vjeçari Abrini, shtetas belg me origjinë marokene, është personi misterioz, i cili shihej në videon e regjistruar në aeroport para shpërthimit, me një kapele në kokë, por që nuk ishte identifikuar nga autoritetet.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë










